Ndryshon ligji për ish të përndjekurit

31/08/2011 15:00

Qeveria i ka bërë një ndryshim thelbësor ligjit për dëmshpërblimin e të
përndjekurve politike nga regjimi komunist, duke ndryshuar kohen prej
nga nis data e demshperblimit.

Deri me tani, te perndjekur politike ishin klasifikuar te gjithe ata qe ishin persekutuar, vrare, denuar me apo pa gjyq nga rregjimi i dikatorit Enver Hoxha, duke nisur nga data 30 nentor 1944, pra, qe nga dita, kur vendi konsiderohej i papushtuar.

Ligji i ndryshuar e sposton daten perpara kesaj kohe, me 25 tetor 1944. dhe jo pa domenthenie. Ne kete kohe, Keshilli Antifashist Nacional Clirimtar i Partisë Komuniste, jo vetem e kishte shpallur veten si pushtetin e vetem ne vend dhe ekzekutonte te gjithe kundershtaret politike, te perfshire ose jo ne lufte, por ne Berat ne 23 tetor ’44 ky keshill u veteshpall qeveri dhe Enver Hoxhen kryeminister.

Ndryshimet qe i behen ligjit per demshperblimin e te perndjekurve politike te regjimit komunist, per kryeministrin Sali Berisha jane vendosje ne vend e te drejtës historike. Madje ai u shpreh i pakenaqur qe historia ne Shqiperi, ende nuk ka zbardhur plotesisht te verteten e plote te krimeve te diktatorit Enver Hoxha.

“Dokumentat autentike faktojne platformen e pohuar me gojen e diktatorit dhe me shkrimin e tij, platfomen e eliminimit te kundershtareve politike pa gjyq dhe pa prova. Bazuar ne histori, ne menyren me te padiskutueshme, e drejta duhet te mbizoteroje. Nuk behet fjale per te zbutur asnje qendrim ndaj kolaboracionisteve. Ai ka marre ndeshkim boteror. Fjale behet per ata te cilet u ekzekutuan per bindje te drejta politike, per qendrime te qarta kombetare”, tha Berisha.

Sipas ndryshimeve te ligjit, te perndjekur nga regjimi komunist do te klasifikohen edhe ata qe jane denuar per vepren penale te terrorizmit, si dhe, pas takimit qe kryeministri Berisha beri pak kohe me pare me shoqatat e ish-te përndjekurve eshte permbushur ne kete ligj edhe kerkesa e tyre per te shtyre afatin e aplikimit per marrjen e demshperblimit deri me 31 dhjetor te ketij viti. Nderkohe, kryeministri Berisha i kerkoi Ministrisë së Kulturës, qe te nise punen per te kthyer ne muze burgun e Spacit, burgu me famekeq politik i regjimit komunist.

“Spaci duhet te rindertohet, te simbolizoje te gjithe egersine. Ne nuk mund te shkkojme drejt 100 vjetorit pa ridemnsionuar sic ishte historia jone, pa qellime hakmarrese. Ne Shqiperi nuk pati hakmarrje. Por kujtesa kombetare eshte e domosdoshme. Ne jemi komb qe duhet te mesojme, te mesojme per te ndertuar te ardhmen, por duke njohur edhe ate qe perjetuam”, tha Berisha.

Top Channel