“Basha i sulmuar nga kolegët”

04/09/2011 16:30

Akuzat e ngritura ndaj Lulzim Bashës nga prokuroria për cëshjen e rrugës Durrës-Kukës, dhe shfrytëzimi kësaj ngjarje nga rivalët brënda PD-së, trajtohen në një kabllogram me titull “Ministri i Jashtëm, Basha betejë me prokurorët dhe rivalët politikë”, dërguar më 12 Dhjetor 2008.

Mbrojtja e Bashës është  komplikuar së tepërmi, thuhet në fillim të kabllogramit nga lufta e brendshme në Partinë Demokratike ku kundërshtarët e Bashës shpresojnë se kjo cështje gjyqësore do ta eleminojë atë si një rival potencial në këtë parti.

Basha vijon kabllogrami nuk është akuzuar për korrupsion aktiv.  Ai është akuzuar për shpërdorim detyre dhe thyerje të rregullave të barazisë në tender, kur ishte Ministër i Transportit dhe neglizhencë e cila rezultoi me një kosto prej 600 milion euro.

Në pjesën e tretë të kabllogramit me titull “Rivalëve në PD u vjen era gjak” thuhet: Telashet e zotit Basha janë komplikuar së tepërmi nga pozicioni në të cilin ndodhet në Partinë Demokratike, me një rivale sic është kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila është duke pritur me gëzim se cfarë mund t’i ndodhë atij.

Zyrtarë të tjerë në PD si kryeministri Berisha i kanë ofruar mbrojtje të vakët, por nuk janë kursyer t’i cilësojnë akuzat si të motivuara politikisht nga Prokuroria e Përgjithshme.

Për luftën e brendshme në PD dhe shpresën se akuzat e prokurorisë do të jenë të suksesshme për eleminimin nga politika të Lulzim Bashës, Ambasada Amerikane në kabllogram citon Arben Cicin, këshilltarin diplomatik të presidendit Topi i cili është shprehur se:

“Basha duhet të shqetësohet pak nga partitë opozitare, është partia ku ai bën pjesë PD-ja e cila kërkon eleminin politik të tij”.

Kabllogrami tregon edhe për një telefonatë të zotit Basha në nëntor me zëvëndës ambasadoren, ku me një ton gati histerik, përcolli shqetësimin se rivalët brënda PD-së i kanë dërguar medias të dhëna për lidhjet e tij familjare më biznesmenin boshnjak, Damir Fazlliç.

Top Channel