17:40 "Pasdite ne Top Channel"
18:35 Serial "Smash" R
Programi i plote
PUBLICITET
Tiranë, plan i ri rregullues
08/09/2011 16:30

Bashkia e Tiranës nis nga e para konsultat për hartimin e planit urbanistik të Tiranës, ndonëse një i tillë ishte tashmë i përgatitur dhe kishte ngjallur debate forta ndërmjet Bashkise dhe Ministrise Puneve Publike, cka bëri që mos të kalonte provën në Këshillin Rregullues të Territorit të Republikës.

Ndonese edhe per hartimin e planit te pare ishin bere konsulta me shoqerine civile, akademike dhe arkitekte, tashme ndryshojne thjesht emrat e konsulenteve.
 
"Eshtë e domosdoshme që të zgjidhim njëherë e mirë luftën e përditshme midis qytetit të vjetër dhe grackave, që ai ngre për qytetarët në cdo cep të tij që nga sheshi "Skëndërbej" i bllokuar tek trafiku i asfiksuar në orët e mëngjesit dhe të pasdites, tek qyteti pa sy, pa semaforë, tek trotuaret e pushtuara", tha kreu i Bashkisë, Lulzim Basha.

Ish-keshilltari i kryeministrit ne fushen e urbanistikes Besnik Aliaj i kerkoi zotit Basha qe te vleresoje ne nje mase konsultat, por rolin kryesor sipas tij duhet ta luajne teknicienet. Aliaj kerkoi qe te vleresohet dhe ajo qe eshte bere me pare.

"Bashkia duhet të jetë në gjendje ta orientojë për t'i thënë se ku mund të ndërtohet një shtëpi në një truall të caktuar, ku mund të shkojë dhe të bashkëpunojë me sektorin privat, ku duhet orientuar sektori privat që të përgatisë banesa", tha Aliaj. Basha nga ana e tij theksoi se puna e bërë deri tani nuk zerohet, por një analizë e mirë e dokumentave të politikave apo të planeve të hartuara në këto 20 vite, do të përbëjë fazën e parë të domosdoshme nga e cila do të kalojë puna e bashkisë, duke nisur nga dokumenti i fundit i hartuar, që njihet nga publiku si 'Plani zviceran'.

I pyetur nga të pranishmit ne lidhje me sheshin "Skenderbej", Basha konfirmoi qe do te nderhyhet dhe nuk do te respektohet projekti i mëparshëm.

"Padyshim që procesi i planit urban jo vetëm nuk paragjykon por as nuk mundet në asnjë moment të lidhë duart e bashkisë për veprime të menjëhershme. Sigurisht këto janë veprime të cilat synojnë stabilizimin e situatës aty ku ajo është afër kolapsit për shkak të planifikimit të varfër apo mungesës së planifikimit nga ana jonë para tre, gjashtë apo 12 muajve kur nisi projekti aktual. Do t'ju informojmë edhe për ndërhyrjet të cilat bashkia po planifikon dhe së shpejti do të nisë të ekzekutojë për të normalizuar situatën e komplikuar apo afër kolapsit në akse të ndryshme të qytetit në vecanti në qendër të tij", tha Basha.

Sipas kryetarit te bashkise, plani urbanistik i Tiranes, tashme sipas varianti te ri do te perfundoje brenda 10 muajve.
/ Top Channel










Më shumë nga socialja
Raporti i OKB për zhvillimin njerëzor
Në raportin e zhvillimit njerëzor të vitit 2014, Shqipëria renditet e 95-ta ndër 187 vende, ku problematikë mbetet arsimi por edhe zhvillimi i brendshëm kombëtar, i cili është në nivele të ulëta.
Mbështetja e biznesit agropërpunues
Hiqmet Driza, prej 15 vitesh zhvillon biznes në fushën e përpunimit të mishit të shpendëve. Ai është njëri prej përfituesve të skemës mbështetëse të qeverisë në bujqësi, në zonën e Lushnjes, me vlerë 15 milionë lekë.
Aftësia e kufizuar kundër ligjit
Për më shumë se dy orë në temperatura të larta personat me aftësi të kufizuara kanë protestuar para Kryesisë së Kuvendit  duke i kërkuar deputetëve të mos miratojnë projektligjin e përfaqësimit të propozuar nga Ministria e Mirëqenies sociale.
Protestë e personave me aftësi të kufizuar
Të hënën paraplegjike e tetraplegjike dhe të verbër do të protestojnë para kryesisë së Kuvendit për të penguar miratimine projekt-ligjit të përfaqesimit të aftësisë së kufizuar.
Shpërdorime me pagesat e invaliditetit
Fondi Monetar Ndërkombëtar i tërheq vëmendjen qeverisë shqiptare të ndërhyjë për të pastruar programin e ndihmës 150 milionë dollarësh që jep për personat me aftësi të kufizuar.


Lajmet kryesore

Tiranë, plan i ri rregullues Rritet shifra e vjedhjes në BSH
Hetimet, sekret i fortë shtetëror, përfshijnë të gjithë nivelet e Bankës Qendrore
Vjedhja e bankës së shtetit
Paditet penalisht Ndrea Prendi
HEC-et, fillon anulimi për 30 leje
“12 zona industriale, asnjëra nuk funksionon”
Mbështja e agro-përpunimit
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Lindja e Mesme, Vrasje, Reforma territoriale, Drejtësia, Siria, Kriza Financiare, Trafiku i droges, Integrimi, Tragjedia ajrore
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.