08:07 Serial "Komploti" R
09:00 Lajme e Moti
Programi i plote
PUBLICITET
Nis viti i ri shkollor
12/09/2011 09:10

Dyert e shkollave janë hapur sot për herë të parë për 42 mijë vogelushe. Fillimi i vitit të ri shkollor ka bërë që të paktën 570 mijë nxënës të rikthehen serish në ambientet shkollore. Presidenti Bamir Topi ka zgjedhur shkollen e mesme "Petro Nini Luarasi" per te uruar nxenesit ne kete dite te vecante.

"Unë dëshiroj që në këtë ditë të shënuar, të uroj një vit të ri shkollor të mbarë për të gjithë nxënësit shqiptarë, kudo ata shkollohen, në qytete, apo në fshatra dhe jam i bindur që kjo ditë, sikurse dihet, mbart me vete jo vetëm emocionet, jo vetëm ankthin që natyrshëm të ofron sfida e arsimimit, por mbi të gjitha mbart me vete entuziazmin për të rifilluar, entuziazmin për të rifilluar një cikël arsimimi më cilësor, entuziazmin për të
Arsimi
qenë konkurues në jetë, por mbi të gjitha entuziazmin për të qenë fitues", tha Topi.Presidenti uroi gjithashtu për një vit të ri shkollor të mbarë, me shëndet, me kurajë, me entuziazëm.

Kryeministri Berisha ka vizituar jo pa qellim shkollen e mesme profesionale Hoteleri-Turizem, pasi nje nga objektivat e qeverise eshte rritja e numrit te nxenesve qe zgjedhin kete shkolle

"Sot fillon gara më e rëndësishme, ajo e dijes. Uroj që viti i ri shkollor të jetë plot arritje e suksese. Do të bëjmë gjithçka që raporti i frekuentimit të shkollave profesinale dhe atyre të përgjithshme të jetë 50-50”, deklaroi Berisha.

Kreu i qeverise tha se studimet e fundit tregojne se numri i femijeve qe lexojne libra jashteshkollore eshte i larte ne krahasim me shume vende ne Europe. Nje dukuri qe tregon per nje nivel te larte arsimimi tha kryeministri i cili shtoi se te njejtat arritje jane evidentuar edhe ne lendet shkencore.
 

Basha: Masa për gjendjen në shkolla


Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha uroi nga shkolla "Skëndër Çaçi", të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri akademik.

Kreu i bashkisë premtoi se do të merren masa për gjendjen në shkolla, pasi në to ka ende shumë probleme.

"Do ta përqendrojmë punën për sigurinë në shkolla, për vendosjen e sinjalistikës, per përmirësimin e higjienës, si dhe për planifikimin e 6 shkollave të reja në kryeqytet", tha Basha.

Fillon shkolla, rëndohet trafiku

Fillimi i vitit të ri shkollor shoqërohet me trafik të rënduar në Tiranë.

Pavarësisht pranisë së madhe të Policisë Rrugore, disa akse janë bllokuar.

Rruga pranë Pallatit me Shigjeta dhe rrethrrotullimi i Doganës janë zonat me trafikun më të rënduar. Gjithashtu, gjendja e trafikut paraqitet e rënduar në rrugën pranë shkollës “Vasil Shanto” dhe në Laprakë.


/ Top Channel







Sondazh

Si jane kushtet ne shkollen ku studioni ju apo femijet tuaj?


Duke llogaritur rezultatet. Ju lutem prisni...


Më shumë nga socialja
Përfundon protesta e ndërtuesve të HEC-it
Pas 7 ditë protestash, kompania turke “Limak Age” e cila po ndërton HEC-in e Banjës ka pranuar të nënshkruajë një marrëveshje me konfederatën e sindikatave duke pranuar të gjitha kushtet e vendosura nga kjo e fundit.
Hapja e shkollave profesionale
Dhjetëra të rinj apo të reja të cilët kanë mbaruar nëntëvjeçaren me nota mesatare kanë mundësi të jenë pjesë e shkollës së re profesionale të informatikës teknologjike “Herman Gmeiner”.
Greva e ndërtuesve të HEC-it
Grevistët e hidrocentralit të Banjës janë përleshur me rojet e sigurisë së kantierit, në ditën e shtatë të grevës së tyre. Grevistët tentuan të bllokonin makineritë e kompanisë turke “Limak”, por u ndalën nga punonjësit e sigurisë.
Anti-duhani nisi mirë
Zbatimi i ligjit antiduhan duket se ka nisur mirë. Edhe pse hyri në fuqi në fundjavë, pronarët e lokaleve janë ndërgjegjësuar dhe nuk kanë lejuar, që brenda ambienteve të mbyllura të lejojnë duhanpirjen, duke mos pritur gjobën e parë e pas saj të respektonin ligjin.
Turistët e huaj dominojnë sezonin
Në prag të mbylljes së sezonit turistik veror, Shoqata Shqiptare e Turizmit thotë se këtë vit tregu është dominuar nga turistë ndërkombëtarë ndërsa prurjet nga Kosova kanë pësuar ulje.


Lajmet kryesore

Nis viti i ri shkollor
Armët e Shqipërisë mbërrijnë në Irak
Ngarkesa e parë u transportua me një avion ushtarak kanadez
Arrestohen edhe 7 punonjës të BSH-së
Rama: Mundësi të mëdha për rajonin
Rrëzohen të gjitha dekretet e Presidentit
“Na qëlloi një burrë me uniformë serbe”
Itali, ekzekutohet me 3 plumba shqiptari
Më të lexuarat
Temat e ditës
Ukraina, Vjedhja e Bankës, Aksioni anti-droge, Lindja e Mesme, Vrasje, Arsimi, Siria
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.