Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga është takuar sot me komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral-major Erhard Drews.

Gjatë këtij takimi, Jahjaga deklaroi se është me rëndësi pjesëmarrja e FSK-së në misionet paqeruajtëse rajonale dhe ndërkombëtare, si dhe anëtarësimi i saj në strukturat euro-atlantike, vecanërisht në partneritetin për paqe.

Presidentja me këtë rast uroi gjeneralin Drews për detyrën e re dhe theksoi rolin shumë të rëndësishëm të forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, si dhe në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në rajon.

“KFOR-i është institucioni ndërkombëtar më i besueshëm që gëzon respektin më të madh mes qytetarëve të Kosovës. Së bashku me Policinë e Kosovës, ai luan një rol të madh në ruajtjen e stabilitetit në vend”, deklaroi Jahjaga.

Ndërkaq, komandanti i ri i KFOR-it, Erhard Drews e falenderoi presidenten për mbështetjen dhe theksoi se KFOR-i do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij në krijimin e një mjedisi të qetë dhe të sigurt në Kosovë.

Top Channel