Tragjedi në Irak, ekzekutohen 22 shiitë

13/09/2011 04:20

22 pelegrinë shiitë u ekzekutuan në perëndim të Irakut në rajonin e shkretëtirës, të populluar me sunitë.

Sic njoftojnë autoritetet vendase, shiitët kishin hyrë në Irak nga Siria me një autobus. Ata ishin ndaluar në një postbllok të improvizuar dhe ishin ekzekutuar që të gjithë.

Ndërkohë, në Bakuba, qytet 60 kilometra larg Irakut, është vrarë me armë zjarri, imami sunit, Ahmed Mahmud Jabalaui, i njohur për qendrimet e tij kundër Al Kaedas. Ai është qëlluar me pistoletë me silenciator gjatë faljes së mëngjesit.

Top Channel