Prokuroria e Krimeve të Rënda fokuson hetimet për vrasjen makabre të
gjyqtarit vlonjat Skerdilajd Konomi, në pistën e vrasjes së tij për
shkak të pronave.

Burime pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda u shprehën se është bllokuar cdo dokument i mundshëm që mund t’i vijë në ndihmë hetuesve, së bashku me odiesenë disavjecare të vendimeve të gjykatave në të cilat i ati i Skerdilajdit, Fotaq Konomi, se bashku me njerëz të afërm të tij kërkonin dhjetra hektarë tokë të trasheguar, përgjate bregdetit të Durrësit nga Gjiri i Lalëzit, në fshatin Rrushkull dhe Hamallaj.

Pervec ceshtjes se fituar ne Gjykaten e Larte ne maj te ketij viti, njesia taks force ne Prokurorine e Tiranes ben te ditur se kater muaj para vrasjes se Konomit, prokuroria ka regjistruar dy ceshtje per keto toka te cilat i ka ende nen hetim. Njera prej tyre eshte regjistruar pas nje kallëzimi te kryer nga te aferm te gjyqtarit Konomi, konkretisht nga familja Vevecka per 200 hektare toke ne fshatin Hamallaj dhe ata shpreheshin se kishte dyshime se ishin falsifikuar dokumentat nga nje fis tjeter te cilet edhe ata synojne kete siperfaqe toke ne Hamallaj. Ky kallëzim nuk ka lidhje thane burimet me vendimin e Gjykates se Larte.

Hetuesit thane se pas ketij kallëzimi te bere nga te aferm te Konomit, laboratori shkencor ka vertetuar faktin se pala tjeter qe pretendonte pronesine pra nga disa familje te vjetra tiranase, kishte falsifikuar dokumente ne hipoteke dhe ne arkiva. Por ende nuk eshte gjetur se cilet jane ata punonjes te zyrave te shtetit qe kane manipuluar keto dokumente pronesie.

Nderkohe dosja e dyte qe ndodhet ne Prokurorine e Tiranes, Task Force te Tiranes ben fjale per nje  siperfaqe te konsiderueshme qe shtrihet ne Gjirin e Lalezit dhe fshat Rrushkull, edhe kjo nen hetim per falsifikim dokumentesh nga pala kundershtare e gjyqyarit Konomi.

Nuk behet e ditur nese kjo toke eshte e njejte me ate per te cilen Gjykata e Larte u shpreh pak muaj me pare. Nga ana tjeter, edhe pse policia deklaron se eshte shume afer zbardhjes se egzekutimit mafioz te gjyqtarit Konomi, Prokuroria e Krimeve te Renda eshte shume e rezervuar per te hedhur drite mbi te dyshuarit e saj.

Ajo qe dihet eshte se vrasesit e shperthyen makinen e bashkeshortes se Skerdilajd Konomit qellimisht ne qender te qytetit per te kryer keshtu nje vrasje publike dhe ndoshta per te dhene mesazh kercenues per te tjere.Te premten qe u vra gjyqtari Skerdilajd Konomi, ai kishte planifikuar te festonte pervjetorin e gjashte te marteses, nga e cila la pas dy femije.

Policia drejt vrasësit të Konomit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është shprehur se po punohet në dy pista hetimi në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Vlores, Skerdilajd Konomi, dhe se së shpejti mund të publikohet edhe emri i parë i të dyshuarit si ekzekutor.

“Tashmë po hetohet në dy pista, ka vlerësim maksimal nga policia, nën drejtimin e prokurorisë dhe mendojmë se së shpejti mund të kemi ndonjë emër”, ka deklaruar Burgaj. 

Atentat mafioz

Verifikimi i targës së automjetit bëri shpejt të qartë për policinë se
bëhej fjalë për një ngjarje shumë më të rëndë se atentatet që kishin
ndodhur më parë në Vlorë. Skena e krimit ishte pothuaj identike me atë
të ndodhur më herët këtë vit në Skelë, por viktima bënte ndryshimin.

Ekspertët më të mirë të Policisë së Shtetit u gjendën shpejt në vendin
e ngjarjes dhe konstatuan se në makinën e gjyqtarit Skerdilajd Konomi
ishte vendosur një sasi e konsiderueshme lënde plasëse dhe shpërthimi
ishte komanduar në distancë. Pak orë më vonë, hetuesit mësuan një fakt
tjetër që i vuri vulën klasifikimit të këtij krimi si atentat i tipit
mafioz.

Gjyqtari Konomi kishte blerë përpara pak kohësh një
makinë të re, një “Mercedes Benz” të kushtueshëm, ndërsa Mercedesi me të
cilin lëvizte dje, përdorej zakonisht nga bashkëshortja e tij. Por një
ditë përpara atentatit, dikush i kishte çarë me thikë gomat e
“Mercedesit” të ri, duke e detyruar gjyqtarin që banonte në zonën e Ujit
të Ftohtë, të përdorte makinën e vjetër për të shkuar në punë.
Ekspertët e policisë thonë se në makinën e re të gjyqtarit, për shkak të
sistemeve moderne të sigurisë, ishte e vështirë të vendosej një bombë,
ndërsa në makinën e vjetër, vendosja e një bombe mund të konsiderohej
“punë fëmijësh”.
 

Top Channel