Si vepruan policët ditën e vrasjes së Konomit?

14/09/2011 00:00

Paralelisht me hetimet e prokurorise per zbardhjen e ngjarjes se vrasjes
se gjyqtarit Skerdilajd Konomi në Vlore edhe Shërbimi i Kontrollit të
Brendshëm ka nisur një hetim për mënyrën se si policet vepruan në vendin
e ngjarjes.

Burime në Ministrinë e Brendshme bejne te ditur se jane sekuestruar pamjet filmike ne vendin e ngjarjes te cilat tregojne policet, te cilet qendronin prane makines qe shpertheu dhe nuk i jepnin ndihmen e pare te demtuarit i cili ishte ende gjalle.

Pamje filmike tregojne dy efektiva policie te patrulles qe mberriten ne vendin e ngjarjes pak sekonda pas shperthimit te cilet qendrojne me kuriz nga automjeti apo flasin ne telefon pa bere asnje veprim per t’i dhene ndihmen e pare te demtuarit apo per te siguruar vendin e ngjarjes se krimit ku mund te kishte gjurme te lena nga atentatoret.

Makina pas shperthimit ende nuk kishte marre flake dhe ishin vetem kalimtaret ata qe u afruan per te nxjerre nga makina gjyqtarin qe ishte ende gjalle, ndersa policet shikonin gjithcka nga disa metra larg. Qe nga momenti kur policet mberriten ne vendin e ngjarjes dhe deri ne nxjerrjen e trupit nga makina per ta cuar ne spital kaluan 25 minuta duke e bere te pamundur mbijetesen e te ndjerit. Ne minutat e para zjarri nuk kishte shperthyer ndersa me pas flaket demtuan edhe me shume viktimen qe ndodhej ende me nje pjese te trupit ne makine.
 
Proceset gjyqesore per ceshtjet e pronesise jane vene ne fokus te hetimeve te Prokurorise se Krimeve te Renda per vrasjen e gjykatesit Skerdilajd Konomi. Sipas prokuroreve, vec ceshtjes te cilen e fitoi ne Gjykaten e Larte, familja Konomi kishte hapur edhe dy procese te tjera, ku rivalet e tij, trashegimtare te disa familjeve te vjetra tiranase, kishte rezultuar se kishin falsifikuar dokumente te hipotekes dhe arkivave.

Policia drejt vrasësit të Konomit

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj është
shprehur se po punohet në dy pista hetimi në lidhje me vrasjen e
gjyqtarit të Vlores, Skerdilajd Konomi, dhe se së shpejti mund të
publikohet edhe emri i parë i të dyshuarit si ekzekutor.

“Tashmë po hetohet në dy pista, ka vlerësim maksimal nga policia, nën
drejtimin e prokurorisë dhe mendojmë se së shpejti mund të kemi ndonjë
emër”, ka deklaruar Burgaj. 

Edhe pse policia deklaron se eshte shume afer
zbardhjes se egzekutimit mafioz te gjyqtarit Konomi, Prokuroria e
Krimeve te Renda eshte shume e rezervuar per te hedhur drite mbi te
dyshuarit e saj.

Ajo qe dihet eshte se vrasesit e shperthyen makinen e bashkeshortes se Skerdilajd Konomit
qellimisht ne qender te qytetit per te kryer keshtu nje vrasje publike
dhe ndoshta per te dhene mesazh kercenues per te tjere.Te premten qe u
vra gjyqtari Skerdilajd Konomi, ai kishte planifikuar te festonte
pervjetorin e gjashte te marteses, nga e cila la pas dy femije.  

Top Channel