Banda e Durrësit, zbuten akuzat

15/09/2011 00:00

Ndryshimet që ka pësuar Kodi Penal që nga viti 1995 e në vijim, kohë për
të cilen akuzohen për një sërë ngjarjesh 17 persona të konsideruar nga
prokuroria si banda e Durrësit, detyrojnë prokurorët e cështjes të
ndryshojne akuzat për të gjithë të pandehurit e kësaj cështjeje.

Ne seancen e radhes gjyqesore, prokuroret njoftuan ne prani te te akuzuarve dhe avokateve te tyre ndryshimet e akuzave per te gjithe, qe nga Lulzim Berisha, Indrit Dokle dhe deri tek i penduari i drejtesise Adriatik Coli.

Prokurori tha se, sipas legjislacionit, duke qene se ligji i kohes kur eshte kryer vepra penale dhe ligji aktual jane te ndryshem, atehere zbatohet ai ligj dispozitat e te cilit jane me te favorshme per te akuzuarit. Konkretisht, per Lulzim Berishen, i akuzuar per disa vrasje te kryer ne kuader te hakmarrjes se interesave te grupimeve kriminale rivale. Prokurori tha se akuzat do te ngrihen duke u bazuar ne kodin penale te vitit 2007 dhe nga vrasje me paramendim akuza bejhet vrasje me dashje, e cila parashikon nje denim me te bute.

Te njejtin arsyetim beri prokurori edhe per te akuzuarit e tjere. Po ashtu u pushuan disa akuza per tentative vrasjeje qe rendonin mbi te penduarin Adriatik Coli, ate te trafikut te droges per Indrit Doklen, si dhe u ndryshua pjeserisht akuza per Indrit Taullain, per krijim organzate kriminale.

Top Channel