CNN, reportazh emigrantit shqiptar

15/09/2011 00:00

Në mediat amerikane, për Edmond Demirajn dhe problemin e tij është folur
edhe herë të tjera. Këtë radhë është gjiganti mediatik CNN që i
kushton  një reportazh emigrantit nga Shqipëria dhe familjes së tij.

Po cfare e ben kete njeri kaq te vecante. Fakti qe sic pretendon ai vete, ka pranuar te bashkepunoje me departamentin e drejtesise, duke deshmuar kunder Bill Bedinit, nje shqiptar i perfshire ne boten e krimit dhe i dyshuar si trafikant i qenieve njerezore. Ne kembim, Demirajt iu premtua pajisja me ‘green card’, qe mund te conte drejt marrjes se nenshtesise. Oferta,- sic rrefen dhe vete,- ishte verbale, jo e hedhur ne leter.

“Isha gati te bashkepunoja me qeverine amerikane per cdo gjë që kishin nevoje”, ka rrefyer ai per CNN. Por Bedini u deklarua i pafajshem, fitoi lirimin me kusht dhe shume shpejt pas kesaj, u kthye ne Shqiperi. Deshmia e Demirajt nuk i hynte me ne pune zyrtareve te emigracionit dhe deportimi i tij nuk vonoi. Vetem pas jave pas mberritjes ne Shqiperi, Bedini e sulmoi dhe tentoi ta vriste.

“Isha ulur ne gjunje dhe ai me drejtoi armen. Me qelloi”, thotë emigranti.

Demiraj rrefen se ishte nje mrekulli qe shpetoi gjalle. Fqinjet qe degjuan te shtenen, vrapuan ta ndihmonin. Bedini u largua me shpejtesi pasi e la me plage ne ije dhe stomak. Shpagimi i tij nuk u ndal ketu, por i detyroi dhe tre mbesa te Demirajt te prostituonin ne Itali. Vajzat fatmiresisht u arrit te shpetoheshin.

Telashet e nisura perpara nje dekade per emigrantin shqipar nuk perfunduan. 6 vjet me pare ai u rikthye ilegalisht ne Shtetet e Bashkuara, ku agjentet e emigracionit e kapen dhe ia bene te qarte se kete radhe, e priste burgu. Prokuroret federale jane perpjekur nga ana tjeter te deportojne te shoqen e tij Rudina dhe djalin Rediol. Ndersa Bedini duket nuk i ka bere llogarite e tij me drejtesine, Demiraj po vuan pasoja qe thote se nuk i meriton. Ai i rrefeu CNN-it se do te luftoje deri ne fund qe e shoqja dhe i biri te mos kthehen mbrapsht ne Shqiperi, ku sic shprehet, e kane jeten ne rrezik. Dy femijet e tjere me te vegjel te ciftit kane lindur ne Teksas, ndaj konsiderohen rezidente te ligjshem.

Top Channel