Grabitësit e kazinosë, jepet masa e arrestit

17/09/2011 00:00

Grupi i të rinjve të akuzuar për disa grabitje në kryeqytet doli para
gjykatës për t’u njohur me akuzat ndaj tyre,sikurse pretendon
Prokuroria, pa kaluar shume dite nga aksioni i njesisë operacionale
policore që u mbyll me gjashtë të arrestuar dhe ku dy prej të dyshuarve
së bashku me një oficer civil të policisë mbetën të plagosur.

Dy te plagosurve Bejo Pasha dhe Miklovan Curraj, ky i fundit ne gjendje te rende per jeten nuk iu komunikua akuza ne gjykate, por ne spital, thane burime te gjykates.

Nderkohe gjate caktimit te mases se sigurimit personal me dyer te mbyllura, gjykatesja vendosi te lere te burg pa afat pervec dy te plagosurve edhe studenten e Shkencave Politike Jonida Curraj, motra e njerit prej te plagosurve, si dhe te fejuarin e saj Ani Rrapaj. Per shkak te mungeses se provave dhe faktit qe prokuroria nuk ka arritur te binde gjykatesen per dy te akuzuar te tjere te dy 20-vjecare nga Peshkopia  dhe qe dyshohet se ata ishin thjesht kalimtare, gjykata i la ata ne burg me afat 20 dite, derisa prokurori t’i depozitoje prova konkrete.

Policia deklaroi pas aksionit se e kishte mbajtur nen vezhgim grupin dhe qe sipas zyrtareve te saj ata kane grabitur te pakten 14 salla kazinosh dhe lojrash fati ne Tirane. Gjate grabitjes se fundit te tyre ne afersi te 9-katëshve policia nderhyri per t’i arrestuar, ne nje aksion qe pati shkembim zjarri mes te dy paleve.

Grabitja e fundit që kreu ky grup ishte ajo e një kazinoje në sheshin “Avni Rustemi”, ku pati edhe shkëmbime zjarri me policinë. Për pasojë mbetën të plagosur dy anëtarë të grupit dhe një polic.

Gjatë publikimit të detajve të operacionit “Pritja e gjatë”, policia publikoi nje prej videove qe kishte sekuestruar me pare gjate nje nga shume grabitjet e grupit në fjalë.Policia ka sqaruar se prej kohesh kishte nen vezhgim grupin e perbere nga kater te rinj nga Tepelena dhe dy nga Peshkopia, te cilet kishin arritur te grabisnin te pakten 14 salla kazinosh dhe lojrash fati ne kryeqytet. Policia po hetonte prej te pakten nje muaji dhe ishte vene ne ndjekje te ketij grupit te grabitesve.

Top Channel