Edhe një ditë më tepër është zgjatur shqetësimi dhe ankthi i miliona
grekëve përsa i përket masave të reja që do të shpallë qeveria,për të
marrë këstin e gjashtë të ndihmës ekonomike.

Gjate telekonferences të së hënës prej me se dy oresh te ministrit te Financave Evagjelos Venizellos me perfaqesuesit e FMN-së,BE-së dhe BQE-së, bisedimet jane quajtur produktive, por nuk eshte arritur ne perfundime konkrete,prandaj do te kete nje seance te dyte bisedimesh ne mbremjen e se martes.

Sipas burimeve qeveritare priten reduktime ne rroga pensione dhe mbi 100000 pushime nga puna, brenda nje periudhe te shkurter, ne menyre qe te perfitohen 2 miliard euro.Publikime ne shtypin grek bejne te ditur se qeveria Papandreu ka gjetur edhe nje plan B per te siguruar 1.8 miliard euro te tjera, duke vene takse 1% mbi te gjitha depozitat e qytetareve ne bankat e vendit.Gjitashtu Ministria e Financave ka filluar te kontrolloje dhe te vendose taksa mbi te gjithe ata depozitues te cilet qysh prej 2009 kane nxjerre shuma mbi 100000 euro ne bankat e huaja, te cilat nuk justifikojne te ardhurat e tyre.Sipas agjensise financiare Morgan Stanley, Greqia perballon nje mundesi te vogel per te falimentuar ne muajt e ardhshem per arsye te mbeshtetjes financiare te europianeve,por e perditshmja ‘Kathimerini’ shkruan se Berlini per pergatit nje zgjidhje alternative per Greqine, sipas se ciles do te kete nje falimentim te kontrolluar te ekonomise greke, me reduktim te borxhit,masa akoma me te rrepta financiare,por ky falimentim nuk do te shoqerohet me daljen e vendit nga Eurozona.

Perballe masave te pafundme sindikatat greke jane ngritur perseri ne greva.Prej dites se sotme deri te dielen do te protestojne studentet, militantet e partive te majta, Levizja e te Indinjuarve, Unioni i Sindikatave te sektorit shteteror dhe atij privat.

FMN rrit presionin ndaj Greqisë

Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi Greqisë që të kryejë një mbledhje më e mirë e taksave, shkurtime më të thella shpenzimesh dhe jo rritje taksash për të parandaluar krizën.

Kësti i gjashtë i ndihmës ekonomike vjen me kushtin që Greqia të ulë në mënyrë drastike deficitin e saj, gjë të cilën qeveria helene parashikon ta bëjë duke reduktuar përmasat e sektorit publik, duke shkurtuar pagat dhe duke shtuar privatizimet.

Përfaqësuesi i FMN-së për Greqinë, Bob Traa, që ndodhet në Athinë, tha se kjo është me rëndësi jetike për vendin.

“Sektori publik është shumë i madh. Një tjetër element kyc në këndvështrimin tonë është reduktimi i shpenzimeve në këtë sektor”, deklaroi Traa.

Për të siguruar sa më shumë të ardhura, Greqia po propozon një taksë emergjente për pronën, e cila mund të paguhet përmes faturave të energjisë, edhe pse zoti Traa tha se kjo nuk është një ide e mirë.

Top Channel