Afganistan, vritet negociatori me talebanët

20/09/2011 17:50

Kreu i Këshillit të Lartë për Paqen në Afganistan u vra pas një sulmi me bombë në Kabul.

Burhan Udin Rabani po zhvillonte një takim me dy përfaqësues të talebanëve në shtëpinë e tij. Sic raporton BBC, ishte njëri prej tyre, kamikazi, i cili kishte fshehur eksplozivin në callmën e tij. Këshilli i Lartë për Paqen udhëheq përpjekjet për negociatat me talebanët.

Rabani, ish president i Afganistanit nga viti 1992 deri më 1996 si dhe u rizgjodh në 2001. Fill pasi mësoi lajmin presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai vendosi të ndërpresë vizitën në Shtetet e Bashkuara, por zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin amerikan, Barak Obama i cili dënoi vrasjen, duke e quajtur një humbje tragjike.

Të dy politikanët përforcuan vendosmërinë e tyre për të vazhduar misionin për paqen në Afganistan.

 

Top Channel