Hipotekimi i pallateve, Basha: Do të nisë procesi

22/09/2011 00:00

Qyetaret që prej vitesh banojnë në pallate të pahipotekuara, në muajin
nëntor do të nisin të pajisen me certifikatë pronësie pavarësisht
shkeljeve që mund të ketë bërë ndertuesi.

Kryetari i bashkise Lulzim Basha i rikthehet edhe njeherë premtimit te bere ne fushate por tashme me nje shtyrje ne kohe, vonese te cilen ia atribuon zvarritjes se rezultatit perfundimtar te zgjedhjeve.

“Banorët që kanë blerë apartamentet e pallateve dhe nuk kanë përgjegjësi për shkeljen e rregullave nga ndërtuesi apo zbatuesi, nuk do të jenë më të deprivuar për të marrë titullin e pronësisë. Procesi do të nisë jo më vonë se java e dytë e muajit nëntor”, tha Basha

Ministri i Drejtesise Eduard Halimi tha se me ane te disa neneve do te hiqen barrierat burokratike qe kane ekzistuar si ne zyrat e hipotekash, ashtu dhe te bashkise.

“Do të jetë një bashkëpunim institucionesh për t’i dhënë fund njëherë e mirë procesit”, tha Halimi.

Ministri i Puneve Publike Sokol Olldashi, ai i Drejtesie Eduard Halimi dhe kryetari i bashkise Basha kane neshkruar nje memorandum bashkepunimi.

Prona me shtesa

Në një numër të madh rastesh, pronat urbane në Shqipëri kanë shtesa pa leje. Shtëpitë njëkatëshe apo dykatëshe kanë kryer dhoma shtesë në oborr, qoftë para viteve ‘90, qoftë pas, dhe këto shtesa rezultojnë pa leje e të paregjistruara, pavarësisht se nuk ka konflikt pronësie.

Në zonat urbane ka gjithashtu një numër të konsiderueshëm rastesh që një pronë nuk ka njohur freskim të titullit të pronësisë në regjistra tashmë prej dekadash, për shkak se pronarëve nuk u është nevojitur rifreskimi.

Në këtë rast, procedurat nëpër hipoteka janë rraskapitëse dhe kërkesat janë në kufijtë e absurdit. Për të plotësuar regjistrin, kërkohen nga pronari dokumente të llojit, kontratë shit-blerjeje e vitit 1924, apo kërkohen dokumente ligjore me standardet e ditëve tona, pavarësisht se shteti nuk ka punuar me të njëjtat standarde para 20 apo 50 vjetësh.

Top Channel