Ambasadori palestinez: Shqipëria do na mbështesë

22/09/2011 00:00

Ambasadori palestinez ne Shqiperi ka deklaruar se, vendi i tij ju
drejtua OKB-së, pas deshtimit te gjithe negociatave te drejtuara nga
Shtete të Bashkuara. Sipas ambasadorit, Palestina e ben kerkesen per te
kuptuar se cfare do ne te vertete Izraeli, nje apo dy shtete.

“Ne i jemi drejtuar OKB-se per t’i bere te qarte, SHBA-se dhe te gjitha shteteve te botes, se ne jemi nje popull qe duam te kerkojme pavaresine tone dhe ne jemi duke shkuar ne OKB pas deshtimit te negociatave per paqen te cilat zgjaten per me shume se 20 vjet, duke refuzuar te zbatonim te gjitha marreveshjet dypaleshe dhe gjithashtu duke rrezuar te gjitha marreveshjet nderkombetare.Izraeli nuk do paqen por do operacione. Amerika ishte mbikqyrese prej 20 vjet e ketyre negociatave dhe ajo ishte negociatore dhe iniciatore por perfundimisht ne deshtuam. Sot askush nuk mund te pergjigjet se cfare do Izraeli, a kerkon shtetin e Palestines a kerkon vetem shtetin e vet. Nese kerkon nje shtet per te dy popujt atehere ajo eshte duke punuar kundra interesave te veta. Nese kerkon te jene dy shtete atehere ajo duhet te njoftoje mbare boten se ku eshte ne kete rast shteti i palestines”, tha ambasadori palestinez, Issam Massatha.

Ambasadori palestinez thote se qeveria e tij eshte e njohur me faktin e vendosjes se vetos nga pala amerikane, por ai thote se, ka nje pritshmeri te madhe per votimin e britanikedve dhe francezeve.

“Rusia, Kina jane pro. Gjithashtu Franca dhe Britania jane per nje zgjidhje ne favor te dy shteteve per ngritjen e shtetit te Palestines si te gjitha shtetet e tjera te botes. Por nuk e di ne votim se cili do te jete qendrimi i Britanise se Madhe dhe Frances”, tha ambasadori.

Sipas ambasadorit, Shqiperia do te votoje pro njohjes se shtetit palistinez.

“Normalisht ne kemi kontaktuar me personelin qeveritar ne Shqiperi dhe jemi te bindur se ata do te votojne per njohjen e shtetit te Palestines, sepse ne realitet Shqiperia e ka njohur shtetin e Palestines qe ne vitin 1988 dhe ambasada e shtetit te Palestines eshte hapur ne Shqiperi ne vitin 1989, pra pas nje viti nga njohja e saj. Nga interesat e Shqiperise ashtu sikurse eshte dhe interesi i mbare shteteve dhe opinionit nderkombater eshte qe te qendrojne ne te drejten e palestinezeve per ta arritur pavaresine, lirine dhe drejtesine e tyre dhe jemi te bindur se Shqiperia do mbaje qendrim ne favor te shtetit te Palestines”, tha ambasadori.

Palestina njihet nga 126 shtetete botes dhe ka ne funksionim 90 ambasada qe prej 20 vjetesh.

Top Channel