Greva e urisë, rëndohet gjendja e minatorëve

26/09/2011 00:00

Greva e urisë së minatorëve ka hyrë në ditën e 8-të dhe gjendja e tyre
sa vjen dhe rëndohet. Ata vijojnë protestën e tyre në një lokal pranë
ambienteve të ACR-së, ndërkohë që paralajmërojne se të martën do të
mbajnë një tubim.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Taf Koleci përsëriti kërkesën e minatorëve për largimin nga puna të drejtorit të minierës së Bulqizës Medat Zogu, i cili, sipas Kolecit, ka kryer shkelje.

Zogu: Kërkesa për largim, fyese

Drejtori i minierës së Bulqizës, Medat Zogu ka se pas veprimeve të sindikatës ka interesa personale.Ai e ka konsideruar kërkesën e minatorëve për largimin e tij, si të turpshme dhe fyese.

“Greva është e pamotivuar pasi minatorët kanë një kontratë kolektive me sindikatën. Megjithatë ACR i mori në konsideratë kërkesat e minatorëve, por fatkeqësisht pala tjetër vazhdoi të luante duke nxjerrë kërkesë pas kërkese”, është shprehur Zogu.

“Pas sindikatës ka interesa personale… Kërkesa për largimin tim është fyese për mua dhe unë jam punonjës i thjeshtë në kompani dhe kam një kontratë për të respektuar. Unë besoj se minatorët nuk i kam shkelur në kallo, sepse kam pasur marrëdhënie shumë të mira me minatorët se kam puanuar me ta për 30 vjet”, theksoi Zogu.

Por kryetari i sindikatës, Kol Nikolla ka theksuar se Zogu ka keqmenaxhuar drejtimin e minierës.

“Për 11 muaj e ka keqmenaxhuar minierën e Bulqizës. Nuk ka menaxhuar marrëdhëniet kontraktuale të punëtorëve me kompaninë ACR”, theksoi Nikolla, duke theksuar se greva do të vazhdojë dhe janë 6 kërkesa dhe jo 12 siç pretendohet nga drejtori i minierës.

Edhe pse disa prej tyre kanë shfaqur probleme të mëdha shëndetësore, minatoret greviste thone se jane te vendosur për ta vazhduar grevën deri në ne realizimin e kerkesave. Jashtë ambienteve të grevës qindra minatorë dhe familjare te tyre janë grumbulluar para godinës së ACR-së, në mbështetje të shokëve të tyre të ngujuar në grevë urie. Por zgjatja e protestave të minatorëve, të cilët kanë ndërprerë punën në minierë prej gati tre muajsh, e ka rënduar gjendjen financiare të familjeve të tyre.

Presidenti i konfederates Kol Nikolla shprehet se kjo eshte nje greve e ligjshme dhe se kjo greve do te vazhdoje deri atehere kur kerkesat e minatoreve te zgjidhen.

Top Channel