Libi, SHBA: Zhduken 20 mijë raketa antiajrore

27/09/2011 16:40

Frika më e madhe e të gjitha qeverive perëndimore, e ndezur edhe më tepër nga rënia e regjimit të Muammar Gheddafi, ka ndodhur: në arsenalet e Kolonelit mungojnë 20 mijë raketa antiajrore të prodhuara në Rusi.

Një armë që në dorë të terroristëve radikalë përfaqëson një kërcënim për të gjithë mjetet komerciale.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e internetit ABC duke iu referuar burimeve të inteligjencës amerikane.

Top Channel