Për një frymë pozitive dhe shpresëdhënëse flasin mesazhet e para nga
Berlini ne takimin kaq te shumepritur midis kryeministrit Papandreut dhe
kancelares gjermane Angela Merkel.

‘Gjermania kerkon nje Greqi te forte brenda Eurozones, – ka deklaruar Merkel, ne nje konference te perbashket per shtyp duke theksuar se – presim nga Greqia te zbatoje gjithe kushtet qe i ka vendosur troika dhe me pas do te bejme cfaredo qe eshte e mundur per ta ndihmuar ne konsolidimin e saj financiar’.

“Kontaktet me kryeministrin grek, – ka thene ajo, – treguan se jo vetem qeveria gjermane, por edhe sindikatat dhe industrialistet duan te ndihmojne Greqine”.

Pervec te tjerash ajo ka shtjelluar nje plan ekonomik zhvillimi per Athinen duke vene ne dukje edhe sakrificat e qytetareve greke qe po perballojne reduktime te ndjeshme te te ardhurave dhe rritjen e taksave.

Nga ana e tij udheheqesi grek eshte shprehur se qeveria qe ai drejton eshte e vendosur te zbatoje premtimet qe ka dhene. “Jetojme ne nje gjendje te veshtire dhe lundrojme ne ujera te panjohura, – ka thene ai.-Megjithe konceptet e ndryshme qe kemi jemi te vendosur te krijojme nje klime sigurie . Qellimi yne ka deklaruar Papandreu eshte te reduktojme deficitin dhe te shpresojme per rimekembjen e ekonomise ,ndersa ka kerkuar edhe njehere besimin e partnereve europiane”

Ne mengjesin e se martes Papandreu ka mbajtur nje fjalim ne dhomen e industrialisteve te Gjermanise, te cileve u ka kerkuar te investojne ne nje Greqi te re e te ndryshuar duke u dhene atyre garancine se greket do te bejne gjithshka me cdo lloj kosto, per te shkulur vendin nga fantazmat e se kaluares dhe per te ecur perpara.

Athina zyrtare pret me ankth votimin e se enjtes ne parlamentin gjerman per rritjen e fondeve-ndihme për vendet e eurozonës qe kane probleme ekonomike.

Top Channel