HEC-et me koncesion, Berisha: Masa për moszbatim të kontratës

28/09/2011 00:00

Kryeministri Sali Berisha ka pranuar për herë të parë se projekti për
ndërtimin e rreth 220 hidrocentraleve në vend, për të cilat është dhënë
leja koncesionare, nuk po ecën me ritmet e duhura.

Shkak jane bere disa dhjetera kompani, qe nuk kane respektuar kontraten me qeverine dhe megjithe shtyrjen e afatit, ato nuk kane nisur ndertimin e hidrocentraleve. Ne mbledhjen e perjavshme te kabinetit, kryeministri Berisha paralajmeroi se qeveria jo vetem do t’u heqe kontratat kompanive qe nuk kane respektuar afatet, por do te shohe mundesine, qe ato te mos perfshihen me ne gare per marrjen e lejeve koncesionare.

“Duhet qe kontrata te zbatohet, qe domethene se pas skadimit te afatit ata kane humbur kontraten. E di qe keni nisur gjoba dhe paralajmerime, por eshte koha te zbatohet vendimi i qeverise, sepse interesi ne fushen e energjise eshte shume i madh. Keta bllokojne kaskada shume te pershtatshme per investim. Shkelja eshte bere me miratimin tone, qe kemi gjatur afatet, por dikush tjeter duhet te kete shansin. Eshte e domosdoshme qe te shqyrtohet per rastet e dyta garancia financiare e domosdoshme, me shpresedhenese per ndertimin”, tha Berisha.

Nderkohe, ne mbledhjen e qeverise, kryeministri Berisha beri te qarte se administrata publike nuk do te rritet per asnje arsye. Vendimi eshte konsoliduar edhe pas publikimit te raportit te Bankes Boterore per lirine ekonomike, ku Shqiperia renditet nder 10 vendet e para ne bote me lirine me te madhe ekonomike.Sipas kryeministrit Berisha mbajtja e premtimit per nje administrate te vogel, qe rendon me pak ne buxhet dhe modeli ekonomik i bazuar mbi lirine ekonomike jane dy shtyllat kryesore qe Shqiperia i shpetoi krizes fianciare nderkombetare, e cila pritet te mos mbyllet shpejt.

“Ministrat dhe drejtuesit e agjensive duhet ta kene te qarte se nuk do te shtojne ne administrate as edhe nje vend pune me shume”, tha Berisha.

Top Channel