Strauss-Kahn: Nuk kërkon falje

29/09/2011 16:30

Dominique Strauss-Kahn, ish drejtor i përgjithshëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar, “nuk ka kërkuar falje”, pasi është përballur për dy orë e gjysmë në Paris me gazetaren franceze Tristane Banon, që e ka akuzuar për tentativë përdhunimi.

Kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me episodin e kamerires së një hoteli të New York që në majin e shkuar akuzoi për të njëjtin krim, pasi akuzat e Banon janë bërë që në vitin 2003.

Përballja është mbajtur në selinë e brigadës së krimeve kundër personave.

Avokati i Strauss-Kahn, Henri Leclerc, ka deklaruar se të dy “kanë konfirmuar pozicionin e tyre”. “Klienti im nuk ka asgjë për të kërkuar falje, nuk ka motiv”.

Më 18 shtator ish kandidati socialist për zgjedhjet presidenciale të 2012-s, kishte ndërhyrë në televizionin francez, duke theksuar se nuk ka kryer asnjë dhunim ndaj Banon.

Top Channel