Nata në veri ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident, ndërsa është
vërejtur numër i shtuar i atyre që qëndrojnë pranë barrikadave për shkak
të prezencës edhe të studentëve nga Serbia, të cilët kanë filluar
studimet e tyre në universitetin në veri të Mitrovicës.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se kujdestaritë pranë barrikadave po zhvillohen sipas orarit të caktuar nëpër organizatat e ndryshme të komunave veriore të vendit ku ata punojnë.

“Njerëzit kanë ngritur tenda pranë barrikadave dhe kanë futur stufa për ngrohje brenda, ndërkohë që janë të vendosur të qëndrojnë nëpër këto pika edhe gjatë dimrit, deri sa të largohen doganierët dhe policët e Kosovës nga pikat kufitare”, citojnë burimet të kenë thënë disa nga ata të cilët qëndrojnë nëpër këto tenda.
 
Ndërkaq, vazhdojnë burimet, qarkullimi në drejtim të Serbisë dhe anasjelltas po zhvillohet përmes rrugëve alternative.

Top Channel