Institucionet e Kosovës janë duke diskutur me KFOR-in për hartimin e një
plani të veprimit për heqjen e barrikadave në veri, të cilat prej mesit
të shtatorit kanë bllokuar rrugët në atë pjesë.

Sipas ministrit të brendshëm heqja e barrikadave mund të bëhet qysh tani, porse sipas tij, duhet të bëhen disa llogaritje se si do të rrjedhë situata pas këtij veprimi.
 
“Potencialet dhe mundësia janë, por duhet vlerësim se çfarë niveli i forcës duhet të përdoret, se a do të ndodhë dhunë, apo lëndime…”, është shprehur Rexhepi.

I kontaktuar përmes telefonit z. Rexhepi ka thënë për Top Channel se janë vetem idetë të diskutuara me KFOR-in, ndërsa për modalitete ende nuk është folur. Që nga fillimi i zbatimit të Planit Operacional rrugët që çojnë në pikat kufitarenë Bërnjak dhe Jarinjë vazhdojnë të mbahen të bllokuara, dhe transferimi e doganierëve dhe policëve të Kosovës bëhet nga ajri me helikopterë të EULEX-it.

Zyrtarët serbë kërkojnë që çështja e veriut të shtrohet në tavolinën e bisedimeve, por Prishtina zyrtare ka hedhur poshtë mundësinë që të ulet për të biseduar përçështje territoriale. Gjatë së premtes komandanti i ri i KFOR-it, Erhard Drews në konferencën e parë për media, nuk e ka përjashtuar mundësinë e intervenimit të trupave të NATO-s përheqjen e barrikadave.

Top Channel