Jeta e vizionarit Steve Jobs, të ndarë nga jeta gjatë javës, do të portretizohet shumë shpejt në një film. Lajmin e bëri të ditur gjatë mëngjesit të së shtunës kompania “Sony”, e cila ka në dorë skenarin dhe ka bërë gjithçka gati për të nisur sa më shpejt regjistrimet.

Filmi do të bazohet mbi një biografi të autorizuar nga vetë Jobs përpara se të ndërronte jetë, ndërsa pritet që familjarët të paguhen rreth një milion dollarë, për të autorizuar fillimin e xhirimeve.

Në të shkuarën, gjigantët audivizivë japonezë kanë hedhur në treg me shumë sukses një film dedikuar themeluesit të “Facebook”, Mark Zuckerberg (“Rrjeti Social”) dhe një tjetër për Micheal Jackson (“Kjo është”).

Ndërkohë, një shtëpi botuese amerikane lajmëroi se do të afrojë botimin e një libri autobiografik nga data e planifikuar 21 nëntor, në datën 24 tetor. Disa dhjetëra mijëra kopie janë shitur që tani në internet.

Top Channel