Operohet ish-presidenti Moisiu

09/10/2011 19:35

Ish-presidenti Alfred Moisiu iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në gju të shtunën në mesditë.

Mësohet se ndërhyrja u zhvillua në një spital privat në Tiranë.

Një mjek kirurg i ardhur nga Athina, vendosi një protezë në gjurin e ish-presidentit. Ky operacion ishte i paevitueshëm për zotin Moisiu, pasi prej disa kohësh ai përballej me vështirësi në ecje.

Gjatë ceremonisë zyrtare në Ambasadën Amerikane me rastin e 20-vjetorit të rihapjes së saj, zoti Moisiu u pa të ecte ngadalë me ndihmën e një bastuni.

Alfred Moisiu mbajti postin e presidentit gjatë viteve 2002-2007.

Top Channel