Tiranë, djali vret babanë

10/10/2011 00:00

Një 16-vjecar qëllon për vdekje me armë gjahu babanë e tij. Ngjarja e
rëndë ka ndodhur në fshatin Shëngjergj të Tiranës,
duke tronditur banorët e zonës.

I mituri L.Muca, sipas policise ka vrarë nga pakujdesia me një armë gjahu, babane e tij shtetasin Kujtim Muça, 43 vjec.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  arma  e gjahut  teke e kalibrit 12 mm, me nr. 0185, se bashku me një gezhoje, me të cilën është kryer krimi . Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të Vrasjes nga pakujdesia, parashikuar nga neni 85 i Kodit Penal”, thuhet ne njoftimin e policise se Tiranes.

Ndërkohë sipas informacioneve, kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa në pyetje po merren familjarët dhe të afërmit.

Vetëm dy ditë më parë një tjetër krim shokoi opinionin, kur një 72-vjecar ekzekutoi me sëpatë djalin e tij.72-vjecari Njazi Kromollari ka goditur më sëpatë të birin Kudret Kromollari pasi ky i fundit kishte shkuar në banesë në gjendje të dehur dhe kishte goditur brutalisht të dy prinderit e tij.

Sakaq, në grindje e sipër, 72-vjeçari ka marrë sëpatën dhe e ka goditur 3 herë radhazi në kokë viktimën, duke i shkatuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Policia ka theksuar se viktima është goditur në kokë dy herë me pjesën e pasme të sëpatës dhe njëhere nga ana e tehut.

Sipas të dhënave, grindja babë e bir ka nisur brenda në banese dhe pas konfrontimit fizik ata kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, ku ka ndodhur edhe krimi.

Pas ngjarjes, 72-vjecari Njazi Kromollari është vetëdorëzuar, duke pranuar edhe autorësinë e krimit. Ai ka rrëfyer se shkak i grindjes me të birin ka qenë dhuna e vazhdueshme fizike dhe psikologjike që ai ushtronte ndaj familjarëve gjatë tre muajve të fundit, si pasojë e konsumit të tepërt të pijeve alkoolike.

Viktima 33-vjeçar, vetëm një vit më parë ishte kthyer nga emigracioni dhe përballej me papunësine, ndërsa jetonte në të njëjten banesë me prindërit dhe bashkëshorten shtatzanë. 

Ndërkohë në fshatin Sterbeq të rrethit Malësi e Madhe në mes të shtatorit një burrë qëlloi për vdekje djalin e tij. Marash Lulaj, ne gjendje te dehur qelloi me cifte djalin e tij 28-vjecar.

Po ashtu nje vrasje tjeter qe tronditi opinionin ishte ajo e ekzekutimit me arme te nje vajze, e cila ishte shtatzene nga i fejuari i saj, i cili me pas i dha fund jetes.

Top Channel