 Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre
																		
					
					
					
						Ambasada bën bashkë bizneset shqiptare në Kosovë, synohet rrjetëzimi dhe bashkëpunimi mes tyre						Dialogu mes Kosovës dhe Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të nisë në fund të vitit.
Lajmin e ka bërë të ditur shefi i zyrës ndërlidhëse të KE në Prishtinë, Kaldun Sino, gjatë prezantimit të raport-progresit për Kosovën.
Sipas raport-progresit, KE zotohet për lidhjen e marrëveshjeve tregtare mes Kosovës dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
KE propozon gjithashtu që të nisë një dialog të strukturuar për sundimin e ligjit me Kosovën, e cila nga ana e saj duhet të hartojë një axhendë gjithëpërfshirëse për veriun.
“Veriu përbën një sfidë jo vetëm për institucionet e Kosovës, por edhe për vetë misionin EULEX”, deklaron KE.
Në raport vlerësohet më tej se Kosova ka bërë progrese të kufizuara në të gjitha fushat, ndërkohë që sfida kryesore mbetet integrimi i serbëve të veriut dhe zhbllokimi i situatës atje.
Gjithashtu, nënvizohet në raport, lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe krijimi i një administrate jopolitike janë cështje që do ta shoqërojnë Kosovën për një kohë të gjatë.
Qeveria e Kosovës mirëpret raportin e KE
Ministrja kosovare e Integrimit, Vlora Citaku ka përshëndetur progres-raportin e KE që sugjeron nisjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave brenda vitit.
Në emër të qeverisë kosovare, Citaku ka deklaruar se nisja e dialogut për heqjen e vizave është arritja më e madhe e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë.
Ndër të tjera, Citaku ka përshëndetur raportin e progresit, duke vlerësuar se ai paraqet gjendjen reale të faktike të zhvillimit 1-vjecar të Kosovës.
“Shpresojmë dhe do të punojmë që gjatë 12 muajve të ardhshëm raporti i Komisionit Evropian të shërbejë si bazë për zhvillimin e dialogut racional dhe konstruktiv ndërmjet aktorëve të ndryshëm të shoqërisë sonë, me qëllim ndërtimin e konsensusit mbarëshoqëror për ndërmarrjen reformave të thella politike, ekonomike dhe shoqërore”, ka deklaruar Citaku.
“Strategjia e zgjerimit ka rikonfirmuar axhendën evropiane të Kosovës me vazhdimin e mbështetjes së dy prioriteteve kyce, liberalizmit të vizave dhe marrëveshjes tregtare”, ka shtuar ajo.
LDK: Raport-progresi, shumë konstatime negative
Ndërsa partia opozitare Lidhja Demokratike e Kosovës e ka vënë theksin tek konstatimet kritike të progres-raportit, të cilat sipas saj janë shumë shqetësuese.
“Në vecanti janë shumë shqetësuese konstatimet lidhur me mashtrimet në procesin zgjedhor, keqmenaxhimin e buxhetit nga ana e qeverisë, mosfunksionimin e rendit dhe ligjit, nivelin e lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar, dhe mbi të gjitha mungesën e vullnetit politik për t’i luftuar këto fenomene”, thuhet në reagimin e LDK-së.
Kjo parti vlerëson se, shqetësimet e ndërkombëtarëve përsa i përket krimit dhe korrupsionit, fenomene që sipas saj kanë dëmtuar imazhin e Kosovës në mbarë botën, po ngadalësojnë rrugën e integrimit në BE.
Top Channel