SHBA, Senati kalon projektligjin “anti-kinez”

12/10/2011 15:45

Senati Amerikan kaloi gjatë mëngjesit të sotëm një projektligj, i cili do të vendosë më shumë presion ndaj Kinës për vlerësimin e monedhës së saj, juanit.

Inflacioni i inkurajuar nga Pekini ka ndihmuar vendin e madh aziatik që të fitojë një avantazh të padrejtë në eksporte dhe amerikanët prej kohësh e kanë sulmuar një praktikë të tillë. Sipas disa senatorëve, kjo ka goditur rëndë tregun amerikan të punës, duke rritur shumë përqindjen e të papunëve.

Ekspertët parashikojnë që plani i shumëdebatueshëm ta ketë të vështirë të kalojë në Dhomën e Përfaqësuesëve, me republikanët që janë shprehur se një ligj i tillë do të mund të interpretohej nga Pekini si shpallja e një lufte ekonomike, diçka të cilët ata nuk e dëshirojnë.

Administrata e Obamës ka përsëritur disa herë se dëshiron t’i rregullojë mosmarrëveshjet nëpërmjet bisedimeve diplomatike. Bilanci i import-eksporteve midis dy vendeve në vitin e shkuar ishte prej 273 miliardë dollarë në favor të Kinës.

”Ka gjithmonë njerëz që nuk janë të gatshëm të ngrihen kundër Kinës dhe t’i thonë atyre se kjo duhet të përfundojë. Inflacioni i tyre është shndërruar në një hemorragji për ekonominë tonë”, tha senatori demokrat i Ohajos, Sherrod Brown.

Projektiligji i shumëdebatuar përmban disa klauzola, të cilat do të lejonin Uashingtonin zyrtar të ushtronte më shumë presion, ndaj vendeve që shihen se po mbajnë qëllimisht të zhvlerësuar monedhën e tyre.

Top Channel