SHBA, demaskohet spiuni sirian

12/10/2011 21:20

Një shtetas sirian është arrestuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me dyshimin se kryente veprimtari spiunazhi. Ekzistojnë prova se ai lajmëronte Damaskun zyrtar për aktivistët që kundërshtonin regjimin e presidentit Bashar al-Assad.

Sipas asaj që informojnë mediat amerikane, 47-vjeçari Mohamed Soueid i ka dërguar 20 raportime autoriteve siriane nga periudha prill-qershor 2011.

Nën zotërimin e një pasaporte amerikane, Soueid udhëoi në Siri gjatë verës, ku u prit në një takim nga vetë presidenti Bashar al-Assad.

47-vjeçari do të përballet në një Gjykatë në Virxhinia, me akuzat e mbledhjes së informatave për një agjensi spiunazhi të huaj.

Mbi të rëndon edhe akuza e mashtrimit të Policisë Federale (FBI), kur u morr në pyetje në gusht mbi aktivitetet e tij me “Mukhbarat”-in, Agjensinë Siriane të Inteligjencës.

I lindur në Siri, ai kishte fituar pasaportën amerikane, pasi u transferua në këtë vend si emigrant. Besohet se sirian është përpjekur të kryejë rektrutime dhe të zgjerojë rrjetin e informatorëve në SHBA. Kapja e Soueid vendon nën alarm CIA-n për mundësinë e ekzistencës së agjentëve të tjerë të vendit arab brenda shtetit.

Top Channel