Libi, vazhdojnë luftimet e ashpra në Sirte

12/10/2011 22:00

Luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në qytetin libian të Sirtes, bastioni i fundit i kontrolluar nga besnikët e Gaddafit, lajmëruan reporterë të mediave ndërkombëtare.

Beteja për qytetin ku ka lindur diktatori në mërgim vazhdon prej disa ditësh dhe mbështetësit e tij vazhdojnë të luftojnë me një vendosmëri befasuese, duke parë që janë të rrethuar dhe kanë një forcë zjarri shumë më inferiore.

Për momentin, 80% e qytetit është në duart e rebelëve dhe shefi i qeverisë së përkohshme, Jalal, ndodhet në rrethinat e qytetit, për të shpallur fundin e konfliktit menjëherë pas rënies së Sirtes.

Ndërkohë, kordonat e gjatë me civilë vazhdojnë të përpiqen të largohen nga qyteti, në të cilin civilët janë duke përjetuar një krizë humanitare prej më shumë se dy muajsh.

Qytetarët e mbetur midis linjave të frontit vuajnë nga mungesa e ushqimeve, ujit të pijshëm dhe medikamenteve.

Top Channel