Kremtohet 80-vjetori i Dritëro Agollit

13/10/2011 10:05

Është kremtuar sot në Tiranë, në Akademinë e Shkencave, 80-vjetori i shkrimtarit të madh Dritëro Agolli.

Gjatë ceremonisë, ku merrnin pjesë ministri i Kulturës, akademikë e intelektualë, Agolli ka shprehur mirënjohjen e tij për këtë nderim.

“Faleminderit për nderimin që po më bëni të gjithë sot. Ky është nderim jo vetëm për mua, por dhe për gjithë shkrimtarët e artistët”, ka deklaruar Agolli.

Ministri i Kulturës, Aldo Bumci e ka vlerësuar shkrimtarin si personin që diti të thyente skemat e imponuara nga letërsia e realizmit socialist.

Edhe kryeministri Sali Berisha e ka uruar shkrimtarin e madh, duke i dërguar atij një buqetë me lule.

Top Channel