Bruksel, rriten kërkesat për azil

18/10/2011 00:00

Belgjika po perballet me nje fluks te larte te azilkerkuesve nga
Shqiperia. Drejtori i Pergjithshem i Emigracionit ne mbreterine belge,
Freddy Roosemont, gjate nje konference per shtyp ne Tirane, deklaroi se,
qellimi i vizites se tij ishte zilja e alarmit per kerkesat shqiptare.

Ai u shpreh se, pas shtate muajve te para, pa asnje kerkese, tashme ka nisur nje fluks dhe me te shumtit kerkojne te marrin azilin duke pretenduar se ne Shqiperi jane ne konflikt gjakmarrjeje. Ne muajt shtator-tetor, jane 480 persona kane aplikuar per azil, duke paraqitur dokumente qe sipas tyre tregojne se jane ne konflikt gjakmarrjeje.

Zyrtari i emigracionit belg tha se ekziston nje rrjet, ku perfshihen edhe shtetas me qendrim ne Belgjike, qe leshojne dokumenta te falsifikuara per shtetas kryesisht nga Shkodra dhe Kukesi, duke i mashtruar dhe duke i bindur se do te marrin ne Belgjike nje shtepi nga shteti, nje pune apo edhe nje pagese. Ai ka perjashtuar ne menyre kategorike, se ndonje shqiptar mund te marre azil ne Belgjike.

“Po bashkepunojme ne Belgjike dhe ne Shqiperi qe te godasim te gjithe personat qe organizojne kete dukuri. Afro 60 perqind e azilkerkuesve vjen nga Shkodra, 20 perqind nga Kukesi dhe 20 perqind nga Tirana. Sigurisht ata shqiptare qe kerkojne azil nuk kane asnje problem ne Shqiperi. Ata jane pre e nje mashtrimi. Shtetasit shqiptare duhet te dijne se te ndermarresh nje udhetim drejt Belgjikes per te kerkuar azil do te thote te harxhosh para kot. Njerezit qe i leshojne keto dokumenta kane per qellim te fitojne 100 apo 200 euro per cdo dokument dhe nuk e bejne kete nga zemergjeresia. Ata po leshojne 20 dokumenta ne dite gjate muajit tetor. Te luftojme se bashku ndaj ketij mashtrimi. Asnje shqiptar nuk mund te marre azil politik ne Belgjike edhe sikur te jete i perfshire ne gjakmarrje. Gjakmarrja eshte nje problem i juaji i brendshem”, tha Roosemont.

Duke qene se epiqendra e gjakmarrjes eshte qarku i Shkodres, zyrtari belg ka udhetuar se pari ne Shkoder, ku deklaroi rritjen e ketij fluksi.

“Informacionet e fresketa qe mora nga Brukseli vetem sot paradite tregojnë se jane paraqitur 50 azilekerkues shqiptare. Perse kam ardhur ne Shkoder? Sepse shumica jane nga qarku i Shkodres. Prandaj erdha ketu per nje takim pune me autoritetet vendore te qarkut. Jo pa qellim i bera keto takime sepse njerezit qe fillojne te projektojne nje udhetim per qellime azilkerkimi ne Belgjike kane te drejte qe te marrin informacion te sakte. Sepse ne rastet qe kemi ne Belgjike jemi te bindur se njerezit qe marrin nje udhetim te tille jane viktima te informacioneve te rreme. Aktualisht cdo kerkese azili ne Belgjike shqyrtohet ne menyre te pershpejtuar dhe cdo kerkesat që marrin nje vendim negativ dhe pastaj personi eshte i detyruar te kthehet ne Shqiperi, qofte vullnetarisht por edhe kthim te detyruar. Nese ai nuk deshiron te kthehet vullnetarisht dhe kthimi i detyruar do te thote izolimi ne nje qender te mbyllur dhe të gjitha keto pasoja se keta njerez jane viktima te informacioneve te rreme nga agjensite e udhetimit apo persona te tjere qe organizojne keto pune duke u thene se te shkosh ne Belgjike te japin pune, para dhe kjo eshte teresisht e pavertete”, tha Roosemont.
 
Drejtori i Pergjithshem Hysni Burgaj deklaroi se, kane filluar hetimet per ata qe kane leshuar vertetime apo dokumente, qe tregojne se keto familje jane ne konflikt gjakmarrjeje, qe sipas tij jane drejtues lokale apo organizatash joqeveritare.

Per te frenuar fenomenin e azilkerkuesve, duke reklamuar foto te mediave vendase, shefi i emigracionit belg u shpreh se te gjithe shtetasit shqiptare pavaresisht se mund te jene me femije te vegjel do t’u duhet te flene ne lulishte apo stacione treni, per shkak se, te gjitha kampet belge, jane te tejmbushura, nga numri i larte i azilanteve edhe nga shtetet e tjera.

Top Channel