Tiranë, vrasje për një gërvishtje makine

18/10/2011 19:20

Një 30-vjeçar ka mbetur viktimë e një agresioni të organizuar nga tre bashkëmoshatarë, në vendin e quajtur Sauk i vjetër në Tiranë.

Viktor Perlikaj nuk i mbijetoi dot plagëve që morri pas goditjes me mjete të mprehta, pas një konflikti të nisur me tre persona, për shkak të gërvishtjes aksidentale të mjetit të tyre.

Të tre shokët ishin të ulur në një lokal, kur panë të ndjerin që goditi makinën e tyre me të tijën. Si rrjedhojë, ata rendën drejt 30-vjeçarit, duke e goditur disa herë në trup.

Burime policore informojnë se dy prej të dyshuarve u vunë menjëherë në pranga vetëm një orë pas ngjarjes, ndërsa shtetasi i tretë është shpallur në kërkim.

Top Channel