TCH përgënjeshtroi Frattini-n

19/10/2011 00:00

Gazeta italiane ‘La Repubblica’ i ka rezervuar faqen e parë cështjes së
gazetarit e sipërmarrësit Valter Lavitola, kërkesës së tij drejtuar
sekretares së ministrit të Jashtëm Franco Frattini për t’u takuar me
Ilir Metën dhe përgënjeshtrimit që i beri pretendimeve te shefit te
diplomacise italiane Top Channel.

Ne lajmin e të martës shpjegohet sesi ne njeren prej telefonatave te Lavitola-s ne 2009-en permendet edhe emri i zotit Meta, asokohe zevendeskryeminister dhe minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise. Pershkrimi i bere prej tij per zyrtarin shqiptar ishte ky: Meta eshte njeriu qe mban ne kembe qeverine e Berishes. Ka kater deputete dhe po merr nente te tjere”.

Frattini e ka mohuar mbajtjen e takimit me Meten dhe biznesmenin e larguar nga Italia pas urdher-arrestit per deklarata te rreme ne favor te Silvio Berlusconi-t.

Por fotografite e realizuara nga Top Channel pikerisht ate dite ne Farnesina, provojne te kunderten. ‘Dhe si per te vertetuar edhe me mire autenticitetin e ketyre fotove, – thote ‘La Repubblica’,- mberrin edhe fotografia zyrtare nga faqja ne internet e Ministrise se Jashtme italiane, ku shihet se ministrat kane te njejtat kravata’.

Frattini pretendon se Lavitola nuk ka marre pjese asnjehere ne takime institucionale dhe se ai vete nuk i ka ngaterruar asnjehere takimet e punes me aktivitete te nje lloji tjeter.

Top Channel