Mijëra protestues kanë rrethuar mëngjesin e së enjtes, parlamentin grek,
në ditën e dytë të grevës së përgjithshme të të gjithë sindikatave të
vendit që protestojnë ndaj projektligjit i cili pritet të aprovohet në
mbrëmjen e sotme.

Mbi 100000 vete ne Athine dhe po kaq te tjere ne shume qytete te vendit kane protestuar te merkuren per ore te tera dhe jane perleshur me policine, ndersa konfrontimet ne sheshin para parlamentit midis te rinjve anarkiste dhe forcave speciale te Rendit kane vazhduar akoma edhe gjate nates.

Edhe sot gjithe vendi vazhdon te ngelet i paralizuar nga greva 48 oreshe e sindikatave te sektorit shteteror dhe atij privat qe kundershtojne me force miratimin e projekligjit, i cili perfshin reduktime te medha te rrogave, pensioneve, pushimin nga puna te me shume se 30000 veteve ne administraten civile,taksa teper te larta.Megjithese dje 154 deputetet e Partise Socialiste ne parlamentin 300 vendesh e kane votuar ate paraprakisht, disa prej tyre kane deklaruar se nuk do te votojne sot nene te vecanta te tij, nje veprim ky qe mund te sjelle edhe rrezimin e qeverise.

Sindikatat, partite opozitare si dhe shume specialiste te ekonomise e konsiderojne projektligjin ne fjale si nje ilac qe jo vetem nuk mund te sheroje pacientin e semure, por perkundrazi do ta vdese.

Ne nje takim jozyrtar ne Frankfurt, Merkel dhe Sarkozi,te shoqeruar nga ministrat e tyre te Financave Shoible dhe Baruen, ne prezencen edhe te Kristin Lagard,Van Rompoy,Manuel Baroso,Olli Rehn ,Jean Cloud Trishe dhe Mario Dragi, duket se kane rene dakord per dhenien e kestit te radhes Greqise,por jo per masen e reduktimit te borxhit grek.Gjermania kerkon “qethje” te borxhit grek ne masen 50% ,por Franca kundershton sepse bankat e saj jane me te ekspozuara ne bondet greke dhe do te pesojne perseri zhvleresim nga tregjet financiare.

Udhëheqësit evropianë ende nuk gjejne gjuhen e perbashket edhe persa i perket zgjerimit te paketes se shpetimit per te ndihmuar bankat ne vendet si Franca, Italia apo Spanja ne se do te jete e nevojshme pas reduktimit te borxhit grek,ndaj dhe samiti i larte i fundjaves pritet te jete pa ndonje zgjidhje konkrete duke shtuar akoma me teper ankthin ,deshperimin dhe pasigurine e grekeve per te ardhmen.

Top Channel