Haxhi Krasniqi për kampion Europe

20/10/2011 15:30

Pas Luan Krasniqit një tjetër boksier shqiptar është gati të shpallet kampion Europe në boks.

Ditën e premte, më 21 tetor, 24-vjeçari nga Juniku i Kosovës, Haxhi Krasniqi, do ketë shansin e artë për tu kurorëzuar kampion Evrope në peshat gjysmë të rënda në versionin WBO.

Boksieri Krasniqi, i cili do të përballet me francezin Abdelhakim Derghal, është shprehur mjaft entuziast për sfidën e të premtes.

“Nuk më intereson se kë kam përballë, pasi i di aftësitë e mia”, ka deklaruar 24-vjeçari.

“Besoj shumë te vetja ime dhe do arrij të mposht cilindo pa marë parasysh rekordin apo aftësinë e tij”, ka përfunduar Krasniqi, i cili në karrierën e tij ka vetëm 2 humbje dhe 35 fitore.

Kundërshtari i Krasniqit, francezi Derghal ka fituar 14 ndeshje, ka humbur 11 dhe vetëm 1 herë ka barazuar. Kjo është hera e parë që Haxhi Krasniqi ndeshet në një sfidë boksi me 12 raunde.

Sfida mes Krasniqit dhe francezit Derghal e vlefshme për titullin kampion Europe në peshat gjysmë të rënda do të transmetohet direkt nga Brandeburg Halle të Frankfurtit në Supersport, ditën e premte ora 20:00.

Top Channel