Balla: Pollo, rryshfet 1.2 milion euro

20/10/2011 00:00

Parlamenti u mbizotërua këtë herë nga mungesa e debatit për çështjet politike të ditës, edhe pse socialistet nuk votuan sërish ligjin për gjykaten administrative, që kërkon shumicë të cilesuar, por votuan pro për disa marrëveshjeve që kërkojnë shumicë të thjeshtë.

Megjithatë, edhe në këtë seance, ku deputeti Taulant Balla kishte thirrur në interpelancë Ministrin e Teknologjisë së Informacionit, Genc Pollo, për dhënien me koncension të shtrimit të rrjetit kombëtar te fibrave optike, që mundësojnë internet me bandë të gjerë, pra më të shpejtë dhe më cilësor, nuk munguan akuzat për korrupsion.

Nje nga dyshimet qe hodhi nepermjet pyetjeve zoti Balla ishte se kriteret e përcaktuara nga qeveria që përjashtojnë kompanitë shqiptare te telefonise celulare dhe sipas tij kerkohen certifikata te pamevojshme qe paralajmerojne sesi do te jepet leja koncensionare dhe kujt do t’i jepet.

Ministri Pollo dha variantin e tij, sipas te cilit qeveria, nepermjet kesaj kritereve te vendosura, qe nuk perjashtojne ne parim askend, synon vetem internet me baze te gjere ne te gjithe vendin, me cilesi dhe me çmim sa me te lire.
 
Por, ka shkresa financiare te qarta, qe te kete bere ne bote sherbime te tille, me çertifikata siguri bankare per te mos lejuar kompani fantazem qe te mos futet ketu. “Ajo qe ne duam eshte nje kompani me pervoje, e shendoshe financiarisht, qe te mos e lere punen e pergjysmë”, u shpreh Pollo.

Zoti Pollo tha se kompanite celulare nuk jane penguar te shtrijne nje rrjet te tyrin kombetar te fibrave optike, por la te kuptohet se nuk e kane bere per shkak te investimit te kushteueshem qe shkon deri ne 100 milione dollare.

Megjithate, parashikimi per hapjen e tenderit nderkombetar ne mes te netorit iu kundervu deputeti Balla, sipas te cilit kjo nuk do te realizohet pasi nje kompani shqiptare ka hapur proces gjyqesor per kete çeshtje dhe eshte nje kompani, qe sipas tij ka nisur tashme, me lejen e Ministrit Olldashi te hape rruget kombetare per te shtruar fibrat optike.

Ketu nisi nje lufte mes tij dhe dy ministrave Olldashi dhe Pollo. Pollo kishte gjetur kompanine dhe percaktuan kriteret. Nderkohe Olldahsi kishte dhene urdhrin dhe fibrat po shtrohen. Por, sipas zotit Balla, nuk eshte vetem ky problemi.

Ai akuzoi Ministrin Pollo se ka ndjekur keto kritere pasi ka marre rryshfet nga kompania qesipas tij Zotit Pollo ka paracaktuar se do te fitoje tenderin ne kete sektor strategjik dhe fitimprures, jo vetem se sipas Taulant Balles ne kritere thuhet se qeveria do t’i bleje paraprakisht firmes fituese 50 perqind te tregur per ta perdorur intenetin me baze te gjere per insitucionet shteterore, por edhe sepse siç thote Taulant Balla, zoti Pollo do te jape falas dhe pa tender te njejtes firme nje license tjeter per frekuencat, qe vlerësohet minimalisht 12.5 milione euro.

Deklarata e Balles u be gjate interpelances me Pollon, ndersa Ministri deklaroi se do te kete nje gare nderkombetare per dhenien e licensave.

Pollo: Për të arritur këtë cilësi dhe për të arritur sidomos cmime të lira kemi vendosur, që të hapim një garë koncesionare, e cila mbahet në mes të muajit të ardhshëm, pikërisht për të ftuar ato kompani ndërkombëtare, përfshi edhe shqiptare. Këtu nuk ka përkufizime nacionale, por ka kerkesa financiare të qarta. Duhet të kesh pervojë, të kesh bërë në botë aktivitete të tilla dhe të kesh një shëndet financiar të prodhuar me certifikata bankare për të mos lejuar kompanitë fantazmë. Termat janë mëse të qarta, të konsultuara. Ajo që ne duam është një kompani botërore me përvoja të ngjashme, me shëndet financiar që të mos e lërë punën përgjysmë.

Balla: Këtu filloi lufta mes ministrave Olldashi dhe Pollo. Fillimisht gjeti kompaninë e interesuar për të cilën u ra dakort, për shifrën dhe më pas u përcaktuan kriteret. Ndërkohë një ministër tjetër e kishte dhënë lejen për shtrirjen e fibrave. Secili prej nesh lëviz nëpër Shqipëri dhe i sheh anët e rrugëve që janë të cara dhe në to janë vendosur fibrat optikë. Zoti Pollo po jep një licensë, e cila kushton 12.5 milionë euro, nëse merret përmes tenderimit. Zoti Pollo është duke ia dhënë falas, pra t’i falesh një kompanie që do të bëjë një investim edhe 12.5 milionë euro vlerë tregon që ti ke dhe përqindjen tënde. Kjo qeveri që të paktën merr 10 përqind, zoti Pollo justifikon 1.2 milion euroshin e marrë për këtë tender. Ministri përballë deputetëve ka dhënë falas 12.5 milionë euro vlerë, një kompanie të preferuar prej tij.

Pollo: Gjithësesi do të preferoja mënyrën e përgjigjes së Sokratit, filozofit të lashtë të Greqisë, që kur i kafshoi këmbën qeni u tha miqve të vet se nuk mund të përgjigjej me në të njëjtën monedhe.

Balla: Dua të konstatoj sepse ky sektor strategjik që po jepet përmes lidhjeve personale dhe përfitimeve personale të këtij ministri rrezikon të rrëshqasë të thyeshme përsa i përket nivelit të sigurisë kombëtare. Sepse një ditë të bukur ne deputetët, ministritë, institucionet e tjera shtetërore do të duhet t’i kalojnë të dhënat përmes një rrjeti që administrohet jo nga një kompani shqiptare, jo një nga institucionet publik shqiptar, por do ta regjistrojë nga një kompani aksionet e së cilës paketën drejtuese të së cilës e ka blerë një vend jo anëtar i NATO-s dhe aspak miqësor me Shqipërinë. Kjo është e vërteta e madhe që lidhet me këtë sektor.

Top Channel