Orët e fundit të marinarëve turq

21/10/2011 19:35

Trageti “Ankarka” me 169 pasagjerë ka mbërritur në portin e Barit, në Itali, pas përplasjes me anijen tregtare “Reina 1”, me flamur maltez, por në pronësi turke.

Ngjarja ndodhi 20 milje nga porti i Durrësit rreth orës 1 pa dhjete të mengjësit të së enjtes.

Familjarë të pasagjerëve të tragetit kishin dalë në pritje të të afërmve të tyre. Disa prej tyre kishin mundur të komunikonim me të afërmit që ndodheshin në target.

“Thanë që trageti është përplasur me një anije tjetër. Kishin dëgjuar zhurmë, por nuk ishin në gjendje të kuptonin cfarë po ndodhte”, tregon një prej pasagjerëve.

Të tjerët flasin për frikë, vecanerisht pasi panë se anija “Reina 1” u fundos brenda pak minutash.

“Unë pashë një anije, pastaj në orën 1 ndjeva një goditje të fortë. U zgjova dhe pash që trageti ishte sipër anijes që u përplas”, thotë një tjetër.

“Në orën 1 e gjysmë kam dëgjuar një zhurmë të madhe, dolëm jashtë dhe pamë dy varka që kishin marrë gjysmën e njerëzve. Pash se njerëzit që ishin në anije u hodhën të gjithë në det”, tregon më tej një pasagjer tjetër.

Anija “Reina 1”, që po transportonte drithëra në portin Bar të Malit të Zi, u godit në pjesën fundore të saj nga trageti “Ankara” në bordin e të cilit, ndodheshin 169 pasagjerë.

Ndërkohë, fregata turke “TGC Barbaros” dhe autoritetet shqiptare po vazhdojnë përpjekjet për gjetjen dhe shpëtimin e tetë pjesëtarëve të humbur të ekuipazhit të anijes.

Top Channel