Shfrytëzimi i lumit Erzen

24/10/2011 00:00

Lumi Erzen, prej disa javësh po shfrytëzohet pa asnjë kriter, nga një
firmë private ndërtimi, e cila po punon për projektin e unazës së re të
kryeqytetit dhe autostradën Tirane-Elbasan.

Dhjetëra kamione te ngarkuar me zhavorr qarkullojne cdo dite ne kete zone. Edhe pse në vitin 2006 nga kryeministri Sali Berisha dhe në vitin 2010 nga ministri i Mjedisit Fatmir Mediu u theksua se në lumin Erzen nuk duhet të punohet, pasi largimi i një sasie të madhe të zhavorrit nga shtrati i lumit ka sjellë devijimin e tij, punimet vijojnë prej disa muajsh dhe vetë banorët e kanë konfirmuar këtë fakt.

Banore të zonës nuk duan te deklarojnë publikisht mbi punimet qe vijojnë ne lumin Erzen, pasi ndihen te kercenuar. Por ka nga ata të cilët thonë se shtepite qe ndodhen prane lumit jane te kercenuara pasi germimet pa asnje kriter kane favorizuar shembjet e dherave prane lumit.

Prane shtepise se një 65-vjecari, ndodhen dy diga, te cilat edhe pse kane pak kohe qe jane ndertuar jane shkaterruar nga vershimi i lumit ku ka reshje te medha. Gerryerja e shtratit te lumit, por sjell devijim te rrjedhes se tij.

Shfrytezimi i lumenjeve behet vetem me sezone dhe vera eshte pikerisht sezoni kur shfrytezimi eshte i ndaluar. Pas shkaterrimit te ures se peshkatarit ne rrugen Tirane-Elbasan disa vite me pare, si pasoje e shfrytezimit deri ne shkaterrim te shtratit, ky lume u perjashtua nga lista e lumenjve te shfrytezueshem. Burime jo zyrtare pohojne se kjo masaker mjedisore po tolerohet nga qeveria per shkak te prioritetiti per ndertimin e Unazes se Re te Tiranes.

Top Channel