DIGITALB, FREKUENCAT E REJA SATELITORE

26/10/2011 00:00

DigitAlb njofton të gjithë Abonentët e Platformës Satelitore se në kuadër të ndryshimit të frekuencave të transmetimit, DigitAlb do të
hedhë një Software të ri, që do të bëjë të mundur kalimin automatik të
dekoderit tuaj në frekuencat e reja satelitore.

Marrja e këtij Software-i dhe azhornimi, është shumë i rëndësishëm për funksionalitetin e dekoderit tuaj si dhe vijueshmërinë e marrjes së sinjalit satelitor!

Kjo procedurë automatike do të nisë dhe përfundojë vetë, pa qënë nevoja të bëni veprime shtesë dhe mund të marrë disa minuta.

Kujdes! Nuk duhet ta hiqni në asnjë moment dekoderin nga priza, ndërkohë që kryhet procedura, sepse ky veprim mund të shkaktojë probleme të pariparueshme!

Do të kuptoni që procedura ka përfunduar me sukses, kur dekoderi juaj të rindizet automatikisht dhe transmetimet do të vijojnë normalisht si më parë!

Rekomandohet që në përfundim të këtij procesi automatik, të bëhet rikthimi në gjendjen fillestare, opsion i cili është në menunë kryesore të dekoderit tuaj.

Top Channel