Municionet demontohen në lumë

26/10/2011 00:00

Lumi Shkumbin në Elbasan është kthyer në një “poligon” ushtarak, ku demontohen municione luftarake të kalibrit të rëndë.

Gjatë një vëzhgimi nga kamera e Top Channel, vihet re se automjetet janë vendosur rreth orës 9:00 të mëngjesit dhe deri në 12:00, afër fshatit Xibrrakë, ku prej 3 orësh asgjësojnë municione me një makineri të posaçme behet ndarja e predhave te medha nga gezhojat e me pas djegia ne kushte primitive e barutit qe del nga keto gezhoja.
Personat që kryejnë procesin e asgjësimit të armëve luftarake, kryesisht të predhave, duket se jane ushtarake. Pas përfundimit të ndarjes se predhave ata djegin barutin në shtratin e lumit Shkumbin dhe më pas mbledhin skrapin duke e transportuar sërish me mjetet e tyre. Në vendin e demontimit ndodhet një automjet i bardhë civil me targa Kosove, prezenca e së cilës nuk dihet.

Gjithashtu vihen re edhe persona civile te angazhuar ne kete proces ne kete poligon te improvizuar ne shtratin e lumit prane rruges nacionale. Zyrtarisht poligonet e demontimit jane miratuar me vendim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas ligjit demontimi i municioneve luftarake bëhet vetëm në poligone ushtarake dhe nën masa tepër të rrepta, duke përmbushur disa standarde, si distancat e sigurisë, larg zonave të banuara, larg digave e burimeve ujore.

Duket se ky proces demontimi disa oresh behet per te perfituar skrapin e kushtueshem te predhave para se eksplozivi te cohet per shkaterrim ne vendet zyrtare te demontimit. Fiks Fare per disa dite me rradhe tregoi me pamje ekskluzive, se si ushtarake e civile bashke angazhoheshin per te perfituar skrapin e predhave.
 

Top Channel