Në ndjekje të djalit të Gaddafi-t

26/10/2011 00:00

Burimet e shërbimit sekret britanik bëjnë të ditur, se djali i Muammar
Gaddafi-t ka ndërruar disa herë makinat në përpjekje për të shmangur
kapjen.

Saif Al Islam, djali me i njohur i ish-kolonel Gaddafi-t, mendohet se mban sekretet e sundimit 42-vjecar të të atit dhe ndodhet në kërkim që nga e enjtja e kaluar, kur u vra babai dhe vëllai i tij në Sirte.Forcat speciale britanike mendohet se ndodhen ne territorin libian dhe jane angazhuar ne ndjekjen e tij bashke me rebelet libianë.

Ata po ndihmohen edhe nga avionet spiunë të NATO-s, të cilët fluturojnë mbi hapësirat libiane dhe kane kryer kërkime nga ajri, si dhe nga aparaturat më moderne të përgjimit për të bërë verifikimin e zërit të Saif al Islamit, nëse ai bën ndonjë telefonatë.Cdo telefonatë nga Nigeri dhe Algjeria, ku ndodhet familja e mbetur e kolonel Gaddafi-t dhe ish-shefi i tij i sigurise Abdullah al Sanusi pergjohet.

Agjentet sekretë britanikë dhe ata nga Katari, njofton shtypi, kane numrat e telefonit te Gaddafi-t dhe ate te vellait te tij Sadi dhe motres Aisha, te cilet arriten te arratisen nga Libia pas betejes ne Tripoli. Megjithate hapesira libiane eshte mjaft e madhe dhe me 2700 miljet e siperfaqes se shkretëtirës e bëjnë  detyren akoma me te veshtire. Nese ai arrin te shkoje ne Niger, ne ate vend i ati i tij ka ndertuar shume xhamira dhe hotele dhe dinastia Gaddafi eshte mjaft popullore ne eliten e ketij vendi.

Top Channel