Ekspozita e forcave të armatosura

27/10/2011 21:15

U cel në Tiranë edicioni i dytë i panairit ALMEX 2011 për mbrojtjen dhe sigurinë.

Në ceremoni ishte i pranishëm Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, drejtues të lartë të forcave të armatosura si edhe atashetë ushtarake të vendeve pjesëmarrëse.

Në fjalën e tij ministri Imami tha se forcat tokësore, detare dhe ajrore janë në një stad të ri modernizimi.

“Një prej prioriteteve të zhvillimit të Forcave tona të Armatosura është rritja e aftësive operacionale edhe përmes modernizimit të mjeteve dhe pajisjeve ushtarake”, tha Imami i cili vec të tjerave u ndal tek modernizimi i Forcave Tokësore në përmbushje të misioneve paqeruajtëse apo luftarake.

ALMEX 2011 ose edicioni i dytë i Panairit për sigurinë dhe mbrojtjen, është ideuar si një ngjarje, që krahas promovimit të modernizimit të Forcave të Armatosura, si pjesëtare e NATO-s, do të promovojë edhe institucione të tjera të sigurisë së vendit tonë.

ALMEX sjell jo vetëm reformimin e FA në ekspozitë, por dhe risitë teknologjike, produkte, sisteme dhe zgjidhje më efikase në industrinë e mbrojtjes dhe sigurisë.

Top Channel