16:28 TF "100 vitrinat"
17:00 "Pasdite ne Top Channel"
Programi i plote
PUBLICITET
Filmi që zbulon sekretet e Navy Seal
29/10/2011 19:00

Filmi që zbulon sekretet e Navy Seal
Jeni kureshtarë të dini se si veprojnë komandot e njësisë ushtarake Navy Seal që vranë kryeterroristin Osama bin Laden?

Të gjithë të interesuarit duhet të presin edhe pak muaj, deri më 17 shkurt të vitit të ardhshëm, kur në kinema do të dalë filmi “Act of Valor”.

Filmi në fjalë, ku interpretojnë aktorët Alex Veadov dhe Rosalyn Sanchez, do të tregojë aktivitetet luftarake të komandove në det, tokë dhe ajër.

Të apasionuarit e filmave me luftë do të mund të shohin taktikat luftarake të komandove elitë, që punojnë në kushtet më të vështira, në xhungël, shkretëtirë, etj.

Ndërsa subjekti i filmit është ky: kur operacioni për shpëtimin e një agjenti të CIA-s con në zbulimin e një komploti terrorist kundër SHBA, njësia Navy Seal do të nisë një gjueti në të gjithë botën për të gjetur përgjegjësit.

Por përvec aksionit, filmi do të tregojë edhe jetën private të komandove, në vecanti problemet e tyre familjare duke qenë se janë gjithmonë larg. / Top Channel




Foto











Lajmet kryesore

Filmi që zbulon sekretet e Navy Seal
Supervjedhja në bankën e shtetit
Punonjësit e “magazinës” së parave stok zhdukin në disa vjet 600 milionë lekë
Shtyhet votimi për ligjin e KLD-së
Drejtësia, PD thërret Arvizun
Reforma, Dule takon Venizelos
Tregtarët protestojnë para Kuvendit
Trajnimi për kontrollin e sëmundshmërisë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Tragjedia ajrore, Ukraina, Vrasje, Kriza Financiare, Drejtësia
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.