Reagime tepër të mëdha ka ngjallur vendimi i kryeministrit Papandreu për
zhvillimin e një referendumi popullor në lidhje me marrëveshjen e
samitit të Bashkimit Evropian për reduktimin e borxhit dhe memorandumin e
ri të ndihmës për Greqinë.

Papergjegjesi dhe lufte per pushtet, e cilesojne partite opozitare vendimin. Shoqeria greke ka ngelur e hutuar, ndërsa grupi parlamantar i socialisteve ndodhet ne gjendje shoku.

“Duke vene dilemen “euro apo dhrahmi”, Papandreu po perdor shansin e fundit per te mos dhene doreheqjen duke marre nje risk politik qe mund t’i kushtoje vendit daljen nga Eurozona”, komenton shtypi opozitar.

“Shantazh aventurieri per te ngelur ne pushtet” eshte titulli i konservatores ‘Eleftheros Tipos’,”Iniciative me nje risk te madh”, shkruan Kathimerini,”Falimentoi politikisht qeveria”, komenton ‘Eleftherotipia’.

Ndersa edhe mediat e huaja theksojne se Brukseli,Berlini e Parisi kane ngelur te befasuar sepse nuk mund te prisnin kurre qe vetem kater dite pas marreveshjes se samitit europian per reduktimin e broxhit dhe dhenien e 130 miliard eurove Greqise,Papandreu te vinte ne diskutim anulimin e kesaj marreveshjeje, duke rrezikuar kthimin e Greqise tek dhrahmia dhe duke krijuar nje gjendje te rrezikshme per bankat.

Si hap te pare ne kete rruge te re zhvillimesh politike qe ka zgjedhur Papandreu, pritet rezultati i votebesimit te qeverise nga parlamenti te premten ne mbremje. Nese ai humb me shume se tre prej 153 deputeteve te tij,fakt qe nuk perjashtohet, atehere automatikisht vendi shkon drejt zgjedhjeve te parakohshme.

Nese jo, perseri askush nuk perjashton rritjen e pasigurise dhe destabilitetit ne vend deri ne zhvillimin e referendumit, perderisa akoma vihet ne diskutim dhenia e kestit te gjashte te ndihmes per Greqine.

Largohet nga grupi i socialisteve nje deputete

Disa caste mw parw me njw leter drejtuar kryeministrit grek deputetja Milena Apostolaki ka dhene doreheqjen nga grupi parlamentar i socialisteve duke ngelur nje deputete e pavarur.

Nuk jam dakord me kerkesen e Papandreut per nje referendum popullor ne kete situate eshte shprehur ajo.

Keshtu PASOK ngelet ne parlament me vetem 152 deputete nga 160 qe kishte para dy vitesh dhe mund te humbase shumicen. Zhvillimet e reja kane bere qe Papandreu te mbledhe urgjentisht ne mbremje kabinetin e tij qeveritar.

Top Channel