Orët më kritike po kalon qeveria ‘Papandreu’ për shkak të zhvillimeve të
rrufeshme politike, pas takimit të tij në Kanë me kancelaren Merkel dhe
presidentin Nikolas Sarkozy.

Qysh ne oret e para te mengjesit të së enjtes, zëvendëskryeministri Evangjelos Venizellos ka deklaruar se pozicionohet kunder nje referendum, ne te cilin do te vihej ne pikepyetje ekzistenca e Greqise ne eurozone.

Deklarata e tij eshte mbeshtetur me pas nga me shume se gjysma e ministrave te kabinetit qeveritar te cilet kane kerkuar qe qeveria te zbatoje marreveshjen e samitit te BE dhe te mos hyje ne rrugen e peripecive te tjera teper te rrezikshme.

Disa ore me vone edhe dy deputete nga grupi parlamentar i socialisteve kane deklaruar se nuk i japin votebesimin qeverise duke u shprehur hapur kunder referendumit dhe duke lene grupin parlamentar me 150 deputete nga gjithesej 300, ne prag te votebesimit te qeverise.

Funksionare te larte te PASOK-ut kane riperseritur sot kerkesen per krijimin e nje qeverie te shpetimit kombetar deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te parakoheshme ne menyre qe vendi te shpetoje nga katastrofa.
Mediat greke vleresojne se gjithe keto zhvillime kane ardhur pas venies me shpatulla pas muri te kryeministri grek Papndreu nga Merkel dhe Sarkozi ne lidhje me pasojat qe ka shkaktuar vendimi i tij per zhvillimin e nje referendumi popullor.

“Unë e kam thënë vazhdimisht se kemi nevojë për një konsensus më të gjerë, jam munduar për një konsensus të gjerë me të gjitha palët, kam biseduar shumë herë me liderët dhe nëse do te kishte pasur një konsensus të gjerë, natyrisht ne nuk do të kishim nevojë per një referendum”, tha Papandreu.

Askush nuk di me siguri se si do te veproje ne mbledhjen urgjente te kabinetit kryeministri Papandreu qe tashme ndodhet pothuajse i vetem, midis shume zjarresh dhe per me teper duke pasur kunder, shumicen e ministrave te tij dhe deputeteve socialiste.

Analiste te shumte konsiderojne se ai po kalon oret e fundit ne timonin e socialisteve dhe se cdo minute perforcohet mundesia e krijimit te nje qeverie te shpetimit kombetar, deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme. Cdo gje eshte tashme e pasigurte ne Greqi, e ardhmja e qeverise ‘Papandreu’, zhvillimi i referendumit, marreveshja e Brukselit dhe mbi te gjitha kesti i gjashte i ndihmes, ndersa vendi nuk ka para per me shume se nje muaj.

Takimi i G20, mbizotëron frika greke

Liderët e G20 do të mblidhen këtë të enjte në Francë, me shqetësimin se kriza e borxhit në Eurozonë mund të jetë përkeqësuar.

Të mërkurën, krerët e Eurozonës janë detyruar të ndalin 8 miliardët e kredisë së shpëtimit për Greqinë, deri pas referendumit të paralajmëruar.

Në të njëjtën kohë, Kina refuzoi të angazhohet në Fondin Evropian e Stabilitetit Financiar, duke kërkuar më shumë qartësi për situatën Greqi.

Referendumi pritet të zhvillohet më 4 ose 5 dhjetor.

 

Top Channel