Festa e Kurban Bajramit

06/11/2011 00:00

Besimtarët myslymanë kanë festuar në gjithë vendin festën e Kurban Bajramit. Në orët e para të mëngjesit qindra besimtarë janë lutur për më shumë begati, mirëkuptim dhe bashkim.

Në ditën e Kurban Bajramit, besimtarët jo vetëm therin desh, por një pjesë të mishit ua falin të varfërve.

“Kurbani simbolizon sakrificën dhe bamirësinë. Sakrifica është therja, ndërsa bamirësia është ndarja e mishit me të tjerët”, thotë një besimtar mysliman.

Një pjesë e shqiptarëve e kanë quajtur sakrificë blerjen e mishit në këtë ditë: “Do e festojmë me kushtet tona ekonomike. Sot duhet të sakrifikosh që të marrësh diçka për të festuar Kurban Bajramin.”

Bajrami i Madh është një nga festat më të rëndësishme për besimin islam. Lutja e mëngjesit është zhvillua në të

Kurban Bajrami në Kosovë

Mesazhe paqeje u dhanë me rastin e festës së Kurban Bajramit edhe në Kosovë.

Manifestimi kryesor i kësaj feste u zhvillua në mëngjes, në xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih”, në Prishtinë. Kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora, ftoi besimtarët myslimanë dhe shoqërinë në përgjithësi “që të tregohen humanë dhe solidarë. Le të jetë festa e Kurban Bajramit moment i vetëdijësimit për të respektuar dinjitetin njerëzor”.

“Uroj që në zemrën dhe shpirtin tuaj të shndrrisë besimi i sinqertë që me veprat tuaja të jeni mirëbërës, humanë e solidarë, që në sjelljet tuaja të dominojë respekti dhe mëshira, toleranca, dashuria dhe mirëkuptimi”, shtoi Bajgora.

Kurban Bajrami

Festa e Kurban Bajramit ka si qëllim të saj frymëzimin e dashurisë, të triumfit të së mirës ndaj së keqes, vetëpastrimin e shpirtit dhe mbetet një simbol i sakrificës. Sipas përfaqësuesve të këtij besimi fetar, prerja e kurbaneve është një prej treguesve të afrimit tek e vërteta.

Kurban Bajrami është një ndër dy festat e besimtarëve myslimanë krahas Fitër Bajramit. Në këtë ditë bëhet kurban p

ër hir të Zotit dhe mishi u dhurohet të varfërve. Në thelb, kjo festë është përkujtim dhe ripërtëritje e aktit të Profetit Ibrahim, të konsideruar “baba i profetëve”, i cili u tregua i gatshëm të sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga një urdhër i Zotit përcjellë në ëndërr. As Ibrahimi e as djali i tij, sipas burimeve hyjnore, nuk e vunë në dyshim dhe në diskutim urdhrin e Zotit, duke pasur një nënshtrim të plotë, provë e besimit dhe e devotshmërisë së tyre.

Por, në momentin kur profeti Ibrahim do të sakrifikonte djalin e tij, Ismail, nga Zoti i vjen urdhri për ta ndalur dorën, duke i dhuruar një dash, që më pas u bë kurban për hir të Zotit. Nga kjo ndodhi, besimtarët përftojnë urtësinë e zbatimit të urdhrave hyjnorë, pa devijuar prej tyre me arsyetime sofistike dhe ky është tregues i një devotshmërie të thellë.

Vlerë dhe urtësi tjetër e Kurban Bajramit është nxitja për dhurim dhe ndihmë ndaj atyre që janë në varfëri e në gjendje të rëndë ekonomike, si dhe forcimi i raporteve miqësore dhe familjare mes besimtarëve. Po kështu, Kurbani ka edhe vlerën e falënderimit të Zotit për furnizim nga dhuntitë e Tij.

Top Channel