Berisha përuron fabrikën e çmontimit të makinave të vjetra

08/11/2011 00:00

Në afërsi të Durrësit, kryeministri Sali Berisha përuroi sot fabrikën e
re të cmontimit dhe grirjes së metaleve të makinave të vjetra.

Më herët media zbuloi se kapaciteti përpunues i kësaj fabrike është shumë më i madh nga sa ofron tregu i makinave të vjetra në Shqipëri, duke pritur të furnizohet me lëndë të parë nga importi.

“Cdo gjë zbërthehet në këtë fabrikë, ambalazhohet dhe largohet. Ujërat kanë impiantin e përpunimit dhe dalin të pastra njëlloj si ujërat e pijshëm ndaj edhe do të ftoja ekspertët e mjedisit ta vizitojnë impiantin, të prekin dhe të kontrollojnë standardet e shkëlqyera. Kjo është një kompani gjigante botërore dhe ka degët e saj nga Shtetet e Bashkuara, në Gadishullin Skandinav dhe kudo në botë. Besoj se ky është investimi më i mirë që mund t’i bëhet mjedisit në këtë vend, për ta shpëtuar nga skeletet dhe për ta mbrojtur atë”, tha Berisha në ceremoninë e përurimit.

Top Channel