Incidenti i së mërkurës mbrëma në lagjen “Kroi i Vitakut” të Mitrovicës, ku pas plagëve të marra vdiq një qytetar serb dhe dy të tjerë u plagosën, nuk do të ndikojnë në situatën e përgjithshmenë Veri.

Kështu deklarojnë në Qeverinëe Kosovës, por megjithatë, sipas zyrtarëve qeveritarë, incidente të tilla tensionojnë situatën në atë pjesë dhe nuk i kontribuojnë aktiviteteve të ekzekutivit.  

“Qeveria e Kosovës ka shprehur keqardhje për një incident të tillë. Natyrisht, e dënojmë incidentin dhe kërkojmë nga organet e drejtësisë që ta kryejnë punën e saj. Incidentet ndëretnike apo edhe incidentet me motive të tjera, pa marrë parasysh cilat mund të jenë, madje në rastin konkret, janë diçka që e tensionojnë situatën dhe nuk i kontribuojnë aktiviteteve që po i bëjmë ne”, deklaroi Hajderin Kuçi, zëvendëskryeministër i Kosovës.

Duke folur për ndikimin që mund të kenë incidentet e tilla në dialogun Kosovë-Serbi, Kuçi ka kujtuar se dialogu është çështje mes dy shteteve, ndërsa incidentet, sipas tij, ndikojnë në fuksionalizimin e shtetit të Kosovës.

Pas Presidentes së Kosovës dhe Kryeministrit Thaçi, incidenti është dënuar ashpër edhe nga kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi. Ky i fundit ka ftuar qytetarët që të përmbahen nga aktet e dhunës, ndërsa ka thënë se zgjidhja e çështjeve do të bëhet nëpërmjet rrugëve institucionale, duke respektuar ligjet në fuqi.

Edhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Pieter Feith, ka dënuar incidentin e dhunshëm në Kroin e Vitakut, sipas të cilit vdekja e një personi është tragjedi për familjen e tijdhe komunitetin, por në çfarë do rrethane ky incident nuk duhet lejuar të shfrytëzohet si pretekst për të ngritur tensionin dhe frikën në rajon. Gjithashtu, Feith ka ftuar organet kompetente që “të sjellin drejtësi për ata që kanë marrë plagë dhe për vdekjen e një anëtari të familjes”.  

Top Channel