“Përjashtoni Sirinë nga Liga Arabe”

11/11/2011 09:45

Organizata për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch”, i kërkoi Ligës Arabe që të pezullojë Sirinë nga organizata, ndërsa i konsideroi sulmet ndaj civilëve në qytetin e Homsit si “krime kundër njerëzimit”.

Grupimi amerikano-britanik, gjithashtu lëshoi një dokument gjatë të premtes, në të cilin pretendohet se jepen shembuj për raste torturash dhe vrasjes të civilëve të paarmatosur.

Qyteti i Homsit është shndërrëruar në vatrën rebele ndaj autoriteteve dhe disa qindra persona janë vrarë gjatë javëve të fundit. Në total, numri i viktimave në Siri besohet se është më i lartë se 3 500 të tillë.

Nga ana e tij, Damasku zyrtar vazhdon të theksojë se sulmet janë vepër e bandave të armatosura dhe militantëve islamikë, të cilët sulmojnë dhe kanë vrarë me qindra policë.

Dhuna në Siri është dënuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, por një rezolutë e OKB-së për sanksione ndaj vendit u bllokua në Këshillin e Sigurimit nga vetoja ruso-kineze.

Top Channel