10:22 TN "Guximi i nje gruaje"
11:26 TF "100 vitrinat"
Programi i plote
PUBLICITET
Ura më e frikshme në botë
11/11/2011 11:30

Ura më e frikshme në botë
E ndërtuar buzë një gremine prej më shumë se një mijë metrash, një urë për këmbësorë mbi një shpat mali në Kinë është pa dyshim më e frikshmja në botë.

E sapoinauguruar, ura bëhet edhe më e frikshme duke patur parasysh që tabani i saj është i gjithi prej qelqi të tejdukshëm, çka të lejon të shikosh qartësisht poshtë se ku mund të përfundosh nëse kryen ndonjë hap të gabuar.

Në fakt, rrugëkalimi ndodhet në një lartësi prej 1 500 metrash mbi nivelin e detit, në majën e thepisur të malin Tianmen, në krahinën kineze të Zhangjiajie.

E gjatë 80 metra, ura lidh dy kreshta malore dhe mund të kalohet vetëm duke hequr këpucët, një rregull i vendosur për të mos bërë pis xhamin. Ndonëse është shndërruar në një tërheqje për shumë turistë, banorët vendas e kanë kritikuar këtë ndërtim, duke kërkuar që në vend të këtij kalimi, të ndërtohej një urë më praktike dhe mbi të gjitha, më pak e frikshme.

/ Top Channel




Foto











Lajmet kryesore

Ura më e frikshme në botë
Fier, 73-vjeçari shfaros familjen
Vret dy vëllezërit, kunatën dhe mbesën 17-vjeçe
Ligjet kalojnë draftin për KLD-në
Tregtarët e ish-uzinës protestojnë sërish
Rebelët dorëzojnë kutitë e zeza
Ngjela: Himara nuk është minoritet
Fushë Krujë, shpërthim eksplozivi në një banesë
Më të lexuarat
Temat e ditës
Tragjedia ajrore, Lindja e Mesme, Reforma territoriale, Drejtësia, Aksidente rrugore, Kriza Financiare, Ekonomia, Vrasje, Irani, Arsimi
Top Channel 2001-2014
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.